beh

Shqip

Beh

I m. -

  1. Vëmendje e kujdes i madh para diçkaje që vjen papritur, gatishmëri për t'u ruajtur nga befasia. Është pa beh. Eci (rri) në beh. Kam beh. E vë në beh.
  2. Gjendje kur diçka e papritur dhe e fshehtë na zë të papërgatitur; befasi. E zuri në beh. I ra (e vrau) në beh. I doli në beh. Gjendej në beh.
  • E bëj beh
a) i vë mendjen diçkaje, i vë kujdes;
b) më shkon mendja; pandeh, kujtoj. Bën beh ndodh papandehur, befas. Ia bëj behun i ruhem diçkaje të papritur ose të fshehtë, rri gati, kam mendjen. S'i bëj beh nuk ia kam frikën, nuk i trembem.

II jokal. - (me një trajtë të shkurtër të përemrit vetor në r. dhanore).

  1. kryes. veta III. Vjen papritmas, arrin shpejt e papandehur. Ia behu në shtëpi (në derë). Ia behu i pari. Ia behu shiu (dimri). Ia behu dita jonë.
  2. vet. veta III. Ndodh papritmas, ngjet diçka papandehur; më zë në befasi. Më behu një punë. I behu një vdekje. I behu e liga.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.