beden

Shqip

Emër

Beden m.sh. -

  1. Pjesë muri, e ngritur si dhëmb mbi murin rrethues të një kështjelle, prapa së cilës mbroheshin luftëtarët. Bedenat e kalasë. Mur (kala) me bedena. Doli në beden. U hodhën mbi bedena.
  2. Dantellë ose shirit dhëmbë-dhëmbë, që vihet buzës së një rrobe për zbukurim. Shami me bedena. E qëndisur me bedena.
  3. bised. Dhëmbëz; diçka e bërë dhëmbë-dhëmbë ose varg sendesh që duken dhëmbë-dhëmbë. Bedena gurësh. Bedena arrash. Beden malesh. Gjethe me bedena.
  4. vjet. Petk i gjatë, i zbukuruar me qëndisje dhëmbë-dhëmbë, që e vishnin gratë përsipër si pallto të lehtë. Beden shajaku (cohe). Hodhi bedenin mbi supe.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.