be

Shqip

Be f.sh. -

  1. Pohim a mohim i vërtetësisë së diçkaje para një tjetri, duke përmendur një njeri a një gjë që e quajmë të shenjtë ose të shtrenjtë; fjalët ose shprehja për këtë pohim a mohim. Be e madhe (e fortë, e rëndë). Be e rreme. Be për nderin. Be me djalin. Bëj (zë) be betohem. Them një be. E bëj me be pohoj duke bërë be. E vë (e shtie) në be e detyroj të betohet.
  2. bised. Betim. I jap benë. E mbajti (e prishi, e shkeli, e theu) benë. E lidhi me be. E hëngri me be. Bëri be mbi flamur.
  3. etnogr. Dëshmi e një grupi njerëzish, që betoheshin për fajësinë e dikujt, i cili akuzohej për një krim a për një faj. Be për derë një betar për çdo familje. Be pastruese be për ta nxjerrë të larë dikë. I zoti i besë ai që akuzohej. Pleqtë e besë ata që dëshmonin. Guri i besë gur, mbi të cilin betoheshin. Bëri be në rrenë. E qiti në be e vuri në be. E lau me be e nxori veten të larë duke bërë be. E përjashtuan nga beja.
  • Asnjë për be asnjë fare, as edhe një. Bëj be se... (që)... jam krejt i sigurt, nuk kam asnjë dyshim. Bëj be për dikë kam nderim të madh për dikë, e nderoj shumë. Ia ka bërë benë shih te bëj. Bën be e rrufe
a) betohet duke përmendur gjithçka të shenjtë;
b) iron. betohet me të madhe për të mbuluar diçka të rreme. Lëshoi be për diçka shih te lëshoj. I lëshoi (i qiti) be shih te lëshoj. U bë një be (beja e dheut) u bë turpi i botës. Rrahu benë vjet. shih te rrah.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.