baxhë

Shqip

Baxhë

I f.sh. -

  1. Dritare e vogël në çati për të hyrë drita nga lart ose për të dalë mbi çati; kapak në tavan për t'u futur nën çati, kapanxhe. Kapaku i baxhës. Dal nga baxha. Hap një baxhë.
  2. Dhomë nën kulmin e shtëpisë, mbi tavan, me dritare në çati, që shërben për të banuar ose për të mbajtur sende të ndryshme në të. Dritaret e baxhës. Hyj (ngjitem) në baxhë. Fshiheshin në baxhë. Vë në baxhë.
  3. Vrimë në çati për të dalë tymi ose vrimë në mur për të hyrë drita; frëngji. Baxha e oxhakut.

II f.sh.hist. - Taksë bashkiake që paguhej në kohën e sundimit osman dhe në vitet para Çlirimit për shitjen e bagëtive e të sendeve të tjera në treg. Paguanin baxhën. Merrej baxhë.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.