batall

Shqip

Batall

I mb.bised. -

  1. Që nuk hyn në punë, që nuk vlen për asgjë, i pavlefshëm; i papërdorshëm. Njeri batall. Mall batall. Vegël batalle.
  2. Që është lënë djerr, i papunuar (për tokat); që s'jep prodhim. Vend batall. Tokë batalle.
  3. fig. I trashë e i ngathët, jo i zhdërvjellët. Me mendje batalle. E ka trupin batall.

II ndajf.bised. -

  1. Pa punë, kot. Rri batall. Më la batall. I la qetë batall.
  2. Pa punuar, djerr (për tokat). Mbeti (toka) batall. E lanë batall.
  • Batall (i madh) fort! iron. punë e madhe!, s'ka gajle!, aq më bën! E bëri batall diçka e prishi, e bëri që të mos vlejë më për asgjë.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.