bashkoj

Shqip

Bashkoj kal. -

  1. Afroj një send me një tjetër aq sa të puqen, i bëj bashkë, i vë shumë pranë; i lidh bashkë dy a më shumë sende. Bashkoj duart (këmbët, thembrat). Bashkoj tryezat. Bashkoj dy tela.
  2. Lidh pjesë ose njësi të veçanta në një tërësi të vetme, i shkrij në një të vetme. Bashkojmë forcat. Bashkuan tokat (kooperativat). Bashkoi ndërmarrjet (institutet). Bashkuan kapitalet.
  3. Bëj që të arrihet njësimi për një çështje të përbashkët, ngjesh radhët, forcoj njësimin. Bashkon popullin (masat punonjëse).
  4. fig. I lidh e i shkrij në një të vetme, i bëj një; lidh ngushtë. Bashkojmë përpjekjet. Na bashkojnë mendimet (dëshirat, interesat). Na bashkon një qëllim (një ideal). Na bashkoi puna.
  5. spec. Vendos në një lidhje të caktuar, lidh me marrëdhënie të caktuara; i vë në një grup a në një vijë. Bashkoj fjalët (rrokjet). Bashkoj oksigjenin me hidrogjenin. Bashkoj thepin me shtjekëzën. usht.
  6. bised. Takoj dikë; e arrij dhe e takoj dikë që ka shkuar përpara.
  7. bised. Lidh me martesë.
  • Bashkojmë armët shih tek armë,~a. Bashkuan besën vjet. lidhën besën, dhanë besën e përbashkët. Bashkoj zërin me dikë shprehem i një mendimi me dikë, përkrah pikëpamjet a kërkesat e tij.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.