bashkësi

Bashkësi f.sh. -

  1. vet. nj. Të pasurit diçka të përbashkët me një tjetër, prania e një tipari të përbashkët me një tjetër; lidhja e dy a më shumë gjërave sipas diçkaje të përbashkët. Bashkësi ekonomike. Bashkësi (lidhje) gjuhësore. Bashkësia e territorit. Bashkësi idesh (qëllimesh, interesash, pikëpamjesh). Bashkësi mendimi (veprimi).
  2. Grup njerëzish, që janë të lidhur e të bashkuar nga prejardhja, nga kushtet e jetesës, nga veçoritë kombëtare, nga interesa e qëllime të përbashkëta etj.; grup vendesh a popujsh, që lidhen nga kushte historike ose nga interesa të përbashkëta ekonomike, shoqërore e politike. Bashkësi e qëndrueshme. Bashkësi ekonomike. Bashkësi kombëtare. Bashkësi shtetesh.
  3. hist. Formë e organizimit të shoqërisë në rendin e komunës primitive, kur njerëzit i zotëronin së bashku mjetet e prodhimit dhe vetëqeveriseshin; formë e tillë që u ruajt pjesërisht edhe më vonë në shoqërinë me klasa; komunë. Bashkësia primitive. Bashkësi fisnore. Bashkësitë fshatare. Anëtarët e bashkësisë. Prona e bashkësisë. Shthurja e bashkësisë.
  4. mat. Tërësi njësish ose elementesh, që kanë një veti të përbashkët, karakteristike vetëm për to (si p.sh. tërësia e numrave natyrorë, tërësia e nxënësve të një klase, tërësia e drurëve të një pylli etj.). Bashkësi e pafundme (e kufizuar, e mbyllur). Bashkësia e numrave.
  5. gjeol. Tërësia e zonave dhe e shtresave gjeologjike, që kanë të përbashkët përbërjen, ndërtimin etj. Bashkësi gjeologjike.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.