bashkëpunim

Bashkëpunim m.sh. -

  1. Veprimi sipas kuptimeve të foljes bashkëpunoj. Bashkëpunim ekonomik (kulturor, tekniko-shkencor). Bashkëpunim i ngushtë (miqësor). Plani i bashkëpunimit. Grupet e bashkëpunimit vullnetar. Hynë në bashkëpunim. Vendos bashkëpunimin.
  2. Artikull, studim a punim i hartuar nga një bashkëpunëtor për t'u botuar në një gazetë, në një revistë etj. Kanë ardhur disa bashkëpunime.
  3. drejt. Kryerja e veprës penale nga dy ose më shumë veta me marrëveshje ndërmjet tyre, nga një grup i organizuar, nga një bandë e armatosur ose nga një organizatë kundërrevolucionare.
  • Në bashkëpunim me... libr. së bashku me..., duke bashkëpunuar me...[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.