bari

II m.sh.zool. - Shpend notues, me pupla ngjyrë kafe, me sqep si të pulës, që jeton nëpër këneta dhe ushqehet me peshq të vegjël. Bariu vjen era peshk.[1]

Bari

I m.sh.

  1. Ai që kullot, që ruan dhe që mbarështon bagëtinë, çoban. Bari lopësh (dhensh, dhish, derrash). Barinjtë e kooperativës. Bariu i fshatit. Kërraba e bariut. Fyelli i bariut.
  2. fet., vjet. Prift i krishterë, i cili, sipas paragjykimeve fetare, e quante veten udhëheqës shpirtëror të besimtarëve.
  • Mbeti si bariu pa bagëti mbeti i shkëputur nga masa që drejtonte. Mbetën si dhentë pa bari mbetën pa udhëheqje, pa drejtues a pa kujdestar. Vuri (bëri) ujkun bari i ngarkoi një detyrë me përgjegjësi një njeriu të pandershëm e të pabesë në një lëmë ku ai patjetër do të dëmtonte. Dhentë pa bari i ha ujku një nga një fj. u. pa një udhëheqje të mirë, bëhesh pre e armikut. Gjej njëherë bari, pastaj shko e bli dhi! fj.u. merr të gjitha masat e nevojshme, para se të nisësh një punë.

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.