barbar

Barabar

I m.sh. -

  1. kryes. sh. hist. Emër me të cilin grekët dhe romakët e vjetër quanin me përbuzje të huajt, që nuk flisnin gjuhën e tyre dhe që i mbanin si të pazhvilluar.
  2. përb. Njeri i prapambetur e primitiv në zhvillimin e tij, njeri i pagdhendur e i pakulturuar; njeri i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar e mizor ai që bën barbarizma. Barbarët fashistë. Barbarët nazistë.

II mb. -

  1. hist. Që ka të bëjë me popujt e tjerë, të cilët grekët e romakët e vjetër i mbanin si të pazhvilluar dhe i quanin me përbuzje me emrin «barbarë». Fiset barbare. Dyndjet barbare. Ushtritë barbare.
  2. përb. I prapambetur e primitiv në zhvillimin e tij, i pagdhendur e i pakulturuar; i egër, i pamëshirshëm, shkatërrimtar e mizor. Armiku barbar. Zgjedhë barbare. Sundim (agresion) barbar. Mjete barbare. Veprim (qëndrim) barbar. Ligj barbar. Sjellje barbare.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.