barabartë

Barabartë mb. -

  1. Që ka të njëjtën madhësi, peshë, vlerë, cilësi etj. me një tjetër, i njëllojtë, i njëjtë. Pesha (forca, madhësi, vlera) të barabarta. Pjesë të barabarta. Numra të barabartë. Zhvillimi i barabartë. Në largësi (në përpjesëtim) të barabartë. Në kushte (rrethana) të barabarta. Për punë të barabartë - shpërblim i barabartë.
  2. Që ka të njëjtat të drejta e detyra, që nuk ka privilegje e dallime nga të tjerët; i së njëjtës shkallë a përgjegjësi. Të drejta të barabarta. Zgjedhje të barabarta. Të barabartë para ligjit.
  3. Përd. em. sipas kuptimit 2 të mbiemrit (për njerëzit). I barabartë ndërmjet të barabartëve. Si i barabarti me të barabartin.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.