bar

Shqip

Emër

bar

I m.sh. -

  1. bot. Bimë zakonisht njëvjeçare, me kërcell të hollë e të njomë që nuk drunjëzohet, me gjethe të holla e të gjata në ngjyrë të gjelbër, e cila mbin e dendur në livadhe e në vende të tjera dhe shërben kryesisht si ushqim për kafshët; përmb. tërësia e bimëve të këtij lloji, që rriten vetë në livadhe, në ara etj.; mbulesa e gjelbër me këto bimë; lëndinë. Bar i gjelbër. Bar i njomë (i ri, i thatë). Bar i egër bimë barishtore që mbin e rritet vetë. Bar i dendur. Bar helmues (i kripur). Bar mali (kënete). Bar vjeshte. Fije bari. Mullar bari. Kosë bari. Ngjyrë bari. Një dorë (një gojë) bar. Del (mbin) bari. E mbuloi bari. Ka zënë bar. I shtie (i hedh) bar. Korr (kosit) bar. Mbledh (lidh) barin. Shkul barërat. Ha bar. Shkel (shtrihem) mbi bar.
  2. fig. Gjë pa shije, ushqim si kashtë; gjellë që s'ka fare kripë.
  • Bar helmues shfaqje e mbeturinave ose e ndikimeve të një ideologjie të huaj e reaksionare; mbartësi i një ideologjie të huaj e reaksionare. Bar i keq të meta, vese e koncepte të dëmshme që pengojnë mbarëvajtjen e punës; ai që ka këto të meta, vese e koncepte. Me bar e me gjethe me të gjitha ç`kam; kokë e këmbë. E bëri bar e rrënoi, e shkretoi, e la pa gjë prej gjëje. E hëngri barin (livadhin, çairin) shih te HA. Nuk ha bar (kashtë) shih te ha. E ka mbuluar bari (ia ka mbuluar varrin bari) ka vdekur prej kohësh, prej kohësh nuk është më. I ka dalë (i ka mbirë) bari (në faqe, në sy) ka vdekur prej kohësh; është tepër vonë tashti. I mbiu bari në faqe ka shumë kohë që po pret. Ç'i shtie bar! përb. ç'ia var, mos u merr me të! E bëri të hante bar përb. e vuri poshtë, e mposhti. Fluturon me një fije bar përçm. i rritet mendja shpejt; rrëmbehet lehtë. E ha barin pa shkop keq. shih te shkop,~i. I dha barin e ballkotit dikujt shih te ballkot,~i. Mbledh me bar blete mbledh në shtëpi një shumicë njerëzish të ndryshëm, duke i joshur me diçka. Kërkon gjilpërën (qimen) në bar (në kashtë, në mullar) shih te gjilpërë,~a. E la tokën bar e la tokën djerr, pa punuar. Zë peshk në bar është shumë i shkathët, është shumë i zoti, bën të pamundurën. Më zuri goja bar (erë) jam fare vetëm, s'kam me kë të ndërroj dy fjalë. I vajti bari sa hanxhari shih te hanxhar,~i. I zëntë shtëpia (oborri) bar! mallk. i vdekshin njerëzit e shtëpisë, u shoftë megjithsej, iu shoftë pragu. S'di gomari ç'është bari mospërf. shih te gomar,~i. Prit gomar të mbijë bar! shih te gomari. S'e lë hunda të hajë (të kullotë) bar tall. shih te hundë,~a. Zog bari zool. shih te zog,~u.

II m.sh. -

  1. Lëndë e përgatitur posaçërisht për mjekimin a parandalimin e një sëmundjeje ose për shërimin e një plage, ilaç; bimë ose pjesë e një bime, e përgatitur në një mënyrë të caktuar, që përdoret për mjekime. Bar qetësues (mjekues, nxitës). Bar i hidhur. Bar pluhur (me kokrra). Bar kundër gripit (kundër helmimit). Bar plakash. Recetë barnash. Shishe me bar. Pi barin. I jap një bar.
  2. Lëndë kimike, zakonisht helmuese ose me erë të keqe, që përdoret për të zhdukur a për të larguar insektet e kafshët e dëmshme. Bar mole (lëkurësh) naftalinë. Bar pleshtash. Bar tartabiqesh. Bar morri. Bar miu (minjsh).
  3. fig. Mjet a mënyrë që ndihmon për të kapërcyer një fatkeqësi, për të dalë nga një e keqe a vështirësi ose për të harruar një hidhërim etj. Kërkon barin. Ia gjeti barin. S`ka bar për këtë.
  • Bar djathi farë djathi që bëhet nga mullëza e qengjit; farë djathi. Bar dhëmbësh pastë dhëmbësh. Bar kulaçi sodë buke.


III m.sh. - Lokal i vogël, ku pinë zakonisht më këmbë. Bar veror.

IV m.sh.fiz. - Njësi e matjes së shtypjes atmosferike. Shtypje një bar.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.