bankë

Shqip

| B |

Bankë

I f.sh. -

  1. Tryezë e gjatë, zakonisht me syprinë pak të pjerrët, me ndenjëse të lidhur me të, në të cilën rrinë e shkruajnë nxënësit në shkollë. Banka e parë (e fundit). Bankë shkolle. Rresht bankash. Ulem në bankë. Dal nga banka. Vë mbi bankë.
  2. Tryezë e posaçme prej druri a prej metali, me pajisjet e nevojshme, ku kryhen punë të ndryshme me dru, me metal etj. Bankë zdrukthëtari. Bankë për punën me dru (për punën me metal).
  3. gjeol. shih stom,~i 2. Bankë mbulese. Bankë kripe.
  • Në bankat e shkollës shih te shkollë,~a. Ulem në bankat e shkollës shih tek ulem. Në bankën e të pandehurve (e të akuzuarve) në gjyq si i pandehur; në një gjendje të tillë, kur dikujt i kërkohet të japë llogari për fajet që ka bërë ose për përgjegjësinë që ka në një vepër a veprimtari të dëmshme.

II f.sh. - Institucion financiar shtetëror në vendin tonë, i cili ka të drejtën të emetojë kartëmonedha e monedha dhe, në përputhje me planin e zhvillimit të ekonomisë popullore, zbaton buxhetin, jep kredi, bën veprimet e llogarisë pa të holla në dorë, bën veprimet me monedhë të huaj, grumbullon mjetet e lira financiare të ndërmarrjeve, të kooperativave e të popullsisë për t'i përdorur për zhvillimin e vendit, organizon qarkullimin e përqendruar të parasë, ushtron kontroll me anën e lekut në të gjitha fushat etj.; institucion financiar privat a shtetëror në vendet kapitaliste, që kryen veprime të ndryshme me paratë e me letrat me vlerë, përqendron kapitalet dhe jep hua me qëllim që të nxjerrë fitime. Banka kombëtare. Bankë bujqësore. Bankë ndërkombëtare (botërore). Banka e Shtetit Shqiptar. Biletë (çek) banke. Nëpunës banke. Derdh paratë në bankë. Hapi një llogari në bankë.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.