banjë

Banjë f.sh. -

  1. Pjesë e shtëpisë e ndarë me vete, e pajisur me dush ose me vaskë për t'u larë; ndërtesë e veçantë me shumë të ndara, të pajisura me dushe për t`u larë njerëzit. Banjë popullore. Banjë me dush (me avull). Dhoma e banjës. Shkoj (lahem) në banjë.
  2. Enë e madhe dhe e thellë, që shërben për t'u larë në të; vaskë. Banjë porcelani. Banjë fëmijësh.
  3. Larja e trupit me ujë. Banjë me ujë të ngrohtë. Bëj banjë.
  4. Larja në det, në liqen etj.; kalitja e trupit ose mjekimi me anë të ujit, të diellit, të ajrit etj. Banja të ngrohta(termale). Banjë deti (uji). Banjë dielli (ajri, rëre, avulli). Rroba banje. Bëj banja dielli.
  5. kryes. sh. Vend me ujëra të ngrohta minerale, që kanë veti mjekuese, llixhë. Banjat e Elbasanit.
  6. spec. Enë me madhësi e forma të ndryshme, ku hidhet një lëng i veçantë, në të cilin zhyten sende për përpunim kimik. Banjë me acid. Banjë për larje filmi.
  7. spec. Zhytja e një sendi në një enë me lëng të veçantë për përpunim kimik. Banjë ngjyrimi.
  8. euf. [[nevojtore|Nevojtore. Dera e banjës.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
__SUB_LEVEL_SECTION_14__
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.