bam

I m.sh.krahin. - Fëmija, pjella (në kuptimin e përgjithshëm). Ia bëri bami i vet. U gëzon bamëve të vet.

Bam

II onomat. -

  1. Përdoret për të dhënë krismën e një arme ose tingullin e fortë që del nga një goditje, nga një përplasje etj. Bëri pushka bam. Përplasi këmbët bam. Binte daullja bam e bum.
  2. përd. kallëzues. bised. Përdoret në fjali në vend të foljes për të shënuar një qitje me armë, një goditje a një përplasje me zhurmë të fortë e të menjëhershme. Topi bam e ti po tutje. folk. Pushka bam e ata me sulm. Unë bam këtej, ai bam andej.
  3. përd. kallëzues. bised. Përdoret në fjali në vend të foljes për të shënuar një veprim që kryhet menjëherë, shpejt dhe me forcë ose një veprim që përsëritet shpesh. Bam kritikat, bam fletërrufetë. Bam me pyetje. Bam në arë e bam në shtëpi.
  4. Përd. ndajf. bised. Befas, papritur, papandehur; menjëherë, pa i lënë kohë; drejtpërdrejt, copë, shkoqur. E qëlloi bam. Hyri bam. Ia tha bam.
  • Bam e bum jap e marr nga të gjitha anët, bëj ç'është e mundur, përpiqem me të gjitha forcat. Ia bëri bam
a) qëlloi me armë, e shkrepi; pati guxim të luftojë;
b) plasi nga marazi ose nga inati;
c) e mbaroi më në fund një punë, ia bëri fora. Bam këtë, bam atje (bam këtej, bam andej) duke u përpjekur në të gjitha anët; me shumë mundim. Pa çak, pa bam (pa bërë as cak, as bam) shih te çak.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.