ballafaqoj

Ballafaqoj kal. -

  1. ballë për ballë e i pyes dy a më shumë njerëz për të krahasuar pohimet e tyre, që të dalë në shesh e vërteta, bëj ballafaqimin; drejt. nxjerr para hetuesisë e marr në pyetje në prani të njëri-tjetrit dy a më shumë të pandehur ose dëshmitarë për të gjetur kundërshtimet në pohimet e tyre dhe për të zbuluar të vërtetën. Ballafaquan të pandehurin me dëshmitarët.
  2. Vë ballë për ballë dhe krahasoj dy a më shumë anë, gjëra, çështje etj. për të gjetur përkimet ose dallimet a mospërputhjet ndërmjet tyre; vë ballë për ballë dy a më shumë rrethe, ndërmarrje, punonjës etj. për t'i krahasuar me qëllim që të përfitojnë nga përvoja e njëri-tjetrit; krahasoj, përqas. Ballafaqoj mendimet (përvojën, metodat e punës).
  3. krahin. Bashkoj dy sende, i vë buzë me buzë, puthit. Ballafaqoj anët e çatisë në kulm. Ballafaqoj dërrasat e kades.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.