balash

Balash

I

  • m.sh. -
  1. Kafshë shtëpiake mashkull (zakonisht kalë ose ka), me një balë të bardhë në ballë ose me bala në trup. Kazili dhe balashi. Shaloi balashin.
  2. Njeri me flokët ose me qimet e fytyrës krejt të bardha.
  3. shar. Njeri i paturp, njeri të cilit i ka plasur cipa.

II

  • mb.
  1. Që ka një balë të bardhë në ballë ose bala në trup (për kafshët shtëpiake). Ka (kalë, qen) balash. Lopë (pelë, dele) balashe.
  2. Laraman, i përzier me të bardhë e të zi (për qimet, për flokët). Flokë balashë.
  3. fig. mospërf. Laraman, i përzier. Gjuhë balashe.
  • Njihet si kau (si kali) balash dallohet mirë midis të tjerëve, njihet menjëherë; e tregojnë me gisht.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.