bakër

| B |

Bakër m. -

  1. kim. Metal me ngjyrë të kuqërreme, që punohet lehtë dhe që është përcjellës shumë i mirë i elektricitetit e i nxehtësisë (simboli Cu). Bakër i kuq. Bakër i pastër. Bakër i petëzuar. Tel bakri. Enë (tepsi, kusi) bakri. Monedhë bakri. Minierë (mineral) bakri. Industria e bakrit. Shkrirja (derdhja) e bakrit. Pasurimi i bakrit. Lidhje bakri. Ngjyrë bakri.
  2. bised. Kripë helmuese, që formohet prej këtij metali në enët e pakallajisura. Lëshon (nxjerr) bakër ena.
  3. vet. sh. ~ra, ~rat. Bakëret. Kallajisi bakrat.
  4. fig. keq. Gjë që nuk vlen shumë a që nuk e çmojmë si duhet. Para bakër diçka me vlerë të pakët ose fare pa vlerë.
  • Me bakra e me çakra me të gjitha gjërat, me çdo gjë që ka, me laçkë e me plaçkë. I doli bakri keq. iu zbulua fytyra e vërtetë, i dolën lakrat në shesh, i doli boja. M'u bë syri bakër për diçka digjem nga dëshira për të pasur diçka. E ka syrin bakër i shkëlqejnë sytë, ka vështrim të mprehtë.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.