bajrak

Bajrak m.sh. -

  1. vjet. Flamur. Bajrak i kuq. Me bajrak në ballë. Ngriti bajrakun. Shpirtin jepe e shko, bajrakun mos e dorëzo! fj. u.
  2. hist. Njësi ushtarake e më vonë administrative, që u krijua në ndarjen tokësore të disa krahinave të Shqipërisë ku kishte mbeturina të organizimit fisnor patriarkal dhe që i zuri vendin këtij organizimi. Ndarja në bajraqe. Krerët (përfaqësuesit) e bajraqeve.
  3. etnogr. Shami e kuqe, me lule e me xhufka, që e mbanin krushqit si flamur kur shkonin të merrnin nusen. Bajraku i dasmës (i nuses).
  4. fig. Njeri me trup të drejtë e të bukur; ai që shquhet mbi të tjerët. E kemi pasur bajrak ndër nuse.
  5. përd. mb. Që e ka trupin të gjatë e të drejtë; i bukur, i hijshëm. Me shtatin bajrak.
  • Është me bajrak keq. është me nam të keq, është i njohur prej të gjithëve. Ndërroi bajrak tradhtoi, ndërroi flamur.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.