bajonetë

Bajonetë f.sh. -

  1. Armë e bardhë si thikë, që mbërthehet te gryka e tytës së pushkës a të automatikut ose që e mban ushtari në brez. Bajonetë thikë (shtizë). Maja e bajonetës. Goditje (sulm) me bajonetë. Mur bajonetash. Plagë bajonete. Mbërthej (hap, përkul, mbyll) bajonetën. Shpoi me bajonetë. I shkoi në bajonetë. Bajonetë - drejto! usht. Bajonetë-përkul! usht.
  2. Ushtar i këmbësorisë (si njësi numërimi). Detashment me një mijë bajoneta.
  3. fig. Forcë ushtarake, dhunë e armatosur. E detyroi me bajonetë.
  4. ndërt. Gozhdë muri petake, që përdoret për të mbërthyer kornizat e dritareve dhe kasat e dyerve. Bajonetë dyersh (dritaresh). Ngul bajonetën. Mbërthej me bajonetë.
  • Me forcën e bajonetës keq. me armë, me dhunë. Nën bajonetën e armikut në mes të rrezikut.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.