bajgë

BAJGË f.

  1. Pjesa e padobishme e ushqimit, që nxjerrin jashtë lopët, kuajt, mushkat e gomarët; jashtëqitjet e kafshëve, pleh bagëtish,ose ndryshe qe ne shum treva si dhe në Kosov quhet (Bagël) Bajga të thata. Bajgë lope. Erë bajge. Tym bajgash. Kasolle e lyer me bajga. E leu me bajga. Ndezën zjarrin me bajga.
  2. thjeshtligj., shar. Njeri i ndyrë e i poshtër, njeri pa vlerë, pa karakter dhe i pacipë.
  • I bëri bajgën dikujt a diçkaje thjeshtligj. E braktisi dikë a diçka pa çarë kokën për të. Iu bë bajgë dikujt thjeshtligj. iu nënshtrua plotësisht, iu qep e i lëpihet për t'i bërë qejfin. E lëshon bajgën thjeshtligj. nuk ka kujdes fare, nuk di as vetë se ç'bën, e bën një punë shkel e shko; flet pa u menduar, pa i peshuar fjalët. I lëshon fjalët si lopa bajgën thjeshtligj. flet fare pa përgjegjësi e pa u menduar, nuk di as vetë se ç'thotë. Iu ngjit si bajga (si balta) pas këpucës thjeshtligj. iu ngjit nga pas e nuk i ndahet; e mërziti shumë, iu bë rrodhe.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.