bajame

| B |

Bajame f.sh. -

  1. bot. Pemë e vendeve të ngrohta, me gjethe të vogla e heshtake dhe me lule të bardha ose ngjyrë trëndafili, që çelin në pranverë; fryti i këtij druri, që ka trajtë vezake dhe lëvozhgë të fortë e të lëmuar; thelbi i këtij fryti, që ka shije të ëmbël ose të hidhur. Bajame e ëmbël (e hidhur). Bajame të pjekura (të qëruara, të thata). Bajame me kripë. Vaj bajamesh. Llokume me bajame. Me sy si bajame.
  2. vet. sh. anat., mjek. Dy gjëndra në trajtë vezake, që ndodhen në anët e grykës rrëzë gjuhës; sëmundje e këtyre gjëndrave, që shfaqet me pezmatimin dhe qelbëzimin e tyre. Iu qelbëzuan (iu sëmurën) bajamet. Më dhembin bajamet. Vuaj nga bajamet. Heq bajamet.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.