bërthamë

Shqip

Bërthamë f.sh. -

  1. Pjesa e fortë e frytit të disa pemëve (si pjeshka, kumbulla, qershia, ulliri etj.), që e ka lëvozhgën të drunjëzuar, që ka brenda një thelb dhe që mbështillet nga një pjesë e trashë tuli. Bërthamë e veçuar (e ngjitur). Bërthamë pjeshke (kajsie, kumbulle, qershie, ulliri). Pemë me bërthamë. I heq bërthamën. Qëroj bërthamat.
  2. spec Pjesa e brendshme qendrore e një sendi; pjesa kryesore, nga e cila zhvillohet më tej vetë sendi; pjesa rreth së cilës organizohen elementet e tjera të një të tëre. Bërthama e Tokës. gjeol. Bërthama e kometës. astr. pjesa e ngjeshur dhe më e ndritshme e një komete. Bërthama e atomit pjesa qendrore e atomit me ngarkesë pozitive, që përbëhet nga protonet e neutronet dhe që zë pothuaj gjithë masën e atomit. Bërthama e qelizës. biol. pjesa më e rëndësishme e çdo qelize, që ka trajtën e një trupi të vogël, të ndarë me një cipë nga protoplazma. Bërthama e molekulës. kim. grup i qëndrueshëm atomesh në një molekulë, që përcakton karakteristikat e saj. Bërthama e një shtrese. gjeol. Bërthama e fjalisë. gjuh. Digë me bërthamë argjili.
  3. fig.' pjesa kryesore dhe më e rëndësishme, nga e cila zhvillohet diçka. Bërthama fillestare. Bërthamë racore. bujq. grup bagëtish të një race të mirë, që mbahen për të shtuar tufat. Bërthama e një qyteti. Bërthama e industrisë.
  4. fig. Grup i vogël e i qëndrueshëm njerëzish, që përbën pjesën kryesore e më të rëndësishme të një kolektivi, të një shtrese, të një mase etj. Bërthamë revolucionare. Bërthamë drejtuese. Bërthamë shkencore (teknike). Bërthama e klasës punëtore. Bërthama e pushtetit. Bërthamë prej pesë vetash.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.