bërë

Shqip

Bërë

I f.sh. -

  1. Diçka që është kryer, diçka që është bërë ose që ka ndodhur; punë a vepër e kryer nga dikush; veprim a sjellje e njeriut. Të bëra e të pabëra. Të thënat e të bërat. Ndryshe e bëra, ndryshe e thëna. Të bërat nuk zhbëhen dot. fj.u. S'i ndan të thënat nga të bërat.
  2. Bëmë. Të bërat e të parëve tanë.


II mb. -

  1. Që është kryer, që ka përfunduar, që është bërë. Punë e bërë. E gjeta të bërë. E thënë, e bërë. Ia bënë të bërë.
  2. I pjekur, i arrirë (për frutat e perimet); kund. i pabërë. Mollë (kumbulla) të bëra. I këputi të bërat e të pabëra.
  3. bised. Që është prodhuar nga zejtaria ose nga industria dhe jo vetë në shtëpi, i gatshëm; që nuk është krijuar në natyrë, por është përgatitur nga njeriu, artificial. Rroba të bëra. Bukë e bërë. Diamant i bërë.

III as. -

  1. Bërje. Në të bërë e sipër.
  2. krahin. Farë për të zënë kos.
  • Me të parë e me të bërë si ta shohim, shohim e bëjmë, bëjmë si të paraqiten rrethanat. Me të thënë e me të bërë (një të thënë e një të bërë) pa u vonuar, përnjëherë.[1]

Etimologjia

Shqiptimi

Sinonime

Antonime

Fjalë të prejardhura

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.