atmosferë

Atmosferë f. -

  1. Masë ajri që mbështjell tokë dhe disa trupa të tjerë qiellorë. Atmosferë e lartë (e ulët). Atmosfera e Tokës. Shtresat e atmosferës. Lagështia e atmosferës. Ftohja (ngrohja) e atmosferës.
  2. Ajri i një vendi, ajri që thithim në një hapësirë. Atmosferë e rëndë. Prish atmosferën.
  3. fig. Ajo që na rrethon, kushtet në të cilat jetojmë ose zhvillohet një veprimtari, rrethanat që ndikojnë mbi diçka; mjedis. Atmosferë e ngrohtë (miqësore). Atmosferë e shëndoshë (e gjallë). Atmosferë revolucionare. Atmosfera politike. Atmosferë pune (lufte). Atmosferë gëzimi (feste). Ngroh (përmirëson) atmosferën. Helmon atmosferën.
  4. sh. ~ë, ~ët fiz., tek. Njësi matëse e trysnisë së gazeve dhe të lëngjeve, e barabartë me trysninë e një kilogrami në një sipërfaqe prej një centimetri katror.[1]

Etimologjia

Prononcimi

Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elektronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.