aftësi

Shqip

aftësi f.sh.

  1. Mundësia për të bërë diçka, të qenët i aftë; shkalla e përgatitjes dhe gatishmëria për të kryer një veprimtari, mundësia për të përballuar diçka. Aftësi të mëdha (të kufizuara, të pakta). Aftësi mbrojtëse (luftarake). Aftësi mendore (fizike). Aftësia blerëse. Aftësia për punë. Fitoj aftësi. Vë (shkrij) të gjitha aftësitë. Ka aftësi tretëse (thithëse). Humbas aftësinë.
  2. Prirje dhe mjeshtëri që ka dikush për të kryer mirë e shpejt diçka në fushën ku punon a mëson, zotësi. Aftësi të veçanta. Aftësi krijuese (drejtuese, pedagogjike). Aftësi për muzikë (për matematikë). Ka aftësi.
  3. Mundësia që ka diçka për të nxënë, për të përpunuar ose për të prodhuar; kufiri më i lartë i kësaj mundësie. Aftësi prodhuese. Aftësi ujitëse (lundruese). Aftësia e kanalit. Zgjeron aftësitë.[1]

Etimologjia

Prononcimi

== Sinonime

Antonime

Fjalë rrjedhëse

Në gjuhë tjera

Referencat

  1. Fjalori elekronik shpjegues FESH 1.0
This article is issued from Wiktionary. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.