Mirësevini në Wikipedia
enciklopedia e lirë të cilën mund ta redaktoni edhe ju!
78.288 artikuj në shqip
Artikulli i javës
Artikulli i javës

Acrocanthosaurus (që do të thotë hardhucë me kreshta të larta) është një gjini e dinozaurëve teropodë që ekzistoi në atë që është sot Amerika Veriore gjatë epokës Aptiane dhe fillimin e epokës Albiane gjatë Kretakut të hershëm. Si gjithë gjinitë e dinozaurëve, Acrocanthosaurus përmban veç një specie, A. atokensis. Fosilet e kësaj specieje që kanë mbetur gjenden në shtetet amerikane të Oklahomës dhe Teksasit, megjithëse në Meriland janë gjetur dhëmbë që i atribuohen Acrocanthosaurus.

Acrocanthosaurus ishte një grabitqar dykëmbor. Siç e thotë edhe emri, ai është më shumë i njohur për numrin e lartë të kreshtave në shumë nga vertebrat e tij, që mbështesnin shumë muskuj mbi qafën, kurrizin dhe legenin e kafshës. Acrocanthosaurus ishte një nga teropodët më të mëdhenj, rreth 12 metra i gjatë dhe peshonte deri në 6,17 tonë. Gjurmë këmbësh të teropodëve të mëdhenj që janë gjetur në Teksas mund të kenë qenë të Acrocanthosaurusit, megjithëse nuk ka një lidhje direkte me eshtrat e mbetura prej skeletit.

Zbulimet e fundit kanë shpjeguar shumë detaje të anatomisë së tij, duke lejuar studimet e specializuara që fokusohen në strukturën e trurit të tij dhe funksionin e gjymtyrëve të përparme. Gjithsesi, ka akoma një debat rreth lidhjeve të tij evolucionare dhe disa shkencëtarë e kanë klasifikuar atë si një alosaurid, kurse disa të tjerë si një karkarodontosaurid. Acrocanthosaurusi ishte teropodi më i madh në ekosistemin e tij dhe ka mundësi të ketë qenë një grabitqar alfa që gjuante sauropodë dhe ornitopodë të mëdhenj.

Lexo më tej...
Arkiva • [±]


A e dini se ...
A e dini se ...

Na vjen me të vërtetë shumë keq, për këtë javë nuk është zgjdhur asnjë kuriozitet!

Vullnetarët e Wikipedias në shqip nuk kanë punuar aq sa duhet për të shfaqur në këtë vitrinë Kuriozitetet e javës. Ju mund të shfletoni kuriozitetet e javëve të kaluara. Megjithatë, edhe ti mund të japësh kontributin tënd duke ndihmuar në përmirësimin e cilitdo artikull që dëshiron.

Ne të urojmë punë të mbarë!

Arkiva • [±]


Kanë ndodhur më 19 janar
Kanë ndodhur më 19 janar
Kompjuteri Apple Lisa nga Apple Inc.
  • 1977 - Në Majami, Florida ra bora e parë.
  • 1915 - Georges Claude patentoi gypat e neonit të përdorura për reklamim.
  • 1935 - Coopers Inc. për herë të parë në botë shiti veshje të brendshme.
  • 1953 - 68% e të gjitha televizioneve në ShBA u kyçën me serialin komik I Love Lucy që të shohin Lucy si lindë.
  • 1977 - Ra bora e parë dhe e vetme e njohur në historinë e qytetit Miami, Florida. Reshje kishte gjithashtu edhe në Bahamas.
  • 1983 - U paraqit Apple Lisa, kompjuteri i parë personal i kompanisë Apple Inc. i cili kishte grafikë dhe miun kompjuterik.


Fotografia e ditës
Fotografia e ditës

Fotografia e ditës • [±]
Të rejat më të fundit në komunitet
Të rejat më të fundit në komunitet
  • Me jetë të gjatë! - Wikipedia shqip mbush 16 vjeç! Faleminderit të gjithëve atyre që kanë ndihmuar gjatë këtyre viteve!
  • Tungjatjeta o mik! - Mirëpritja e përdoruesve të rinj tashmë është automatizuar falë zgjatimit NewUserMessage. Shikoni më shumë në Kuvendi#Zgjatim i ri në komunitet.
  • Të flasim shqip. - Ndryshim tërësor për emërtimin e burimeve. Termi Referencë zëvendësohet me Referim, termin e saktë shqip. Për më shumë shiko: Wikipedia:Kuvendi#Ndryshim i emrit për burimet.
  • Dhe çmimin e parë e merr... - Jepen çmimet e komunitetit për vitin 2018. Shikoni te: Kuvendi#Çmimet në komunitet.
  • Punë mekanike. - Internet Archive Bot fillon punën me ruajtjen e lidhjeve të jashtme. Ndiqni redaktimet e tij këtu.
  • Administrator e shkuar administratorit! - Sadsadas është tashmë administrator.
  • Dashuri për të tërë, pa përjashtim. - Zgjatimi WikiDashuri është tashmë plotësisht funksional me mbi 250 stampa vlerësuese e me një ndërfaqe tërësisht shqip. Përdoreni në çdo faqe përdoruesi duke shtypur mbi zemrën e vogël, të kuqe.
  • Bukur, pastër, pa gabime. - Vegla LintHint ndihmon në zgjidhjen e të gjitha gabimeve me sintaksën e faqeve. Aktivizoje te Parapëlqimet.
  • Fute kodin. Shpejt! - Të gjithë artikujt për gjuhët kanë tashmë kutitë e tyre informuese funksionale pasi u mungonte kodi ISO. Shfletojini ato këtu.
  • Në një arë o në një lëndinë... - Wikipedia shqip ka tashmë zgjatimin SandboxLink të aktivizuar dhe plotësisht të përshtatur. Shikoni në krye të faqes, pranë emrit tuaj të përdoruesit. Livadhisje të mbarë!
Para se të redaktoni...
Para se të redaktoni...

Wikipedia (Enciklopedia e lirë), synon krijimin e një enciklopedie të plotë, pa gabime, në të gjitha gjuhët, e korrigjueshme nga të gjithë dhe e lirë për përdorim. Uikipedia përdor teknikën Wiki si mjet bashkëpunimi midis autorëve.

Çdokush prej jush mund të kontribuojë vullnetarisht me dijen e tij për zgjerimin e mëtejshëm të kësaj enciklopedie të lirë. Hapat fillestare janë më se të thjeshta. Shikoni edhe këtu.
Vini Re! - Jeni të lutur të emëroni faqet që krijoni në trajtën e shquar dhe të përdorni germat Ë, Ç, ë, ç në fjalët e duhura.


Regjistrohu  • Ambasadat  • Fillimi...
Kush e shkruan Wikipedian?
Kush e shkruan Wikipedian?


Komuniteti i Wikipedias në gjuhën shqipe përbëhet nga 119.724 përdorues të regjistruar, 228 prej të cilëve kanë kontribuar me të paktën një redaktim gjatë muajit të fundit, 13 prej tyre gëzojnë privilegjet e administratorit ndërsa 3 gëzojnë privilegjet e burokratit. Përdoruesit përbëjnë një shoqatë ku të gjithë anëtarët e saj koordinojnë veprimet e tyre për përmirësimin e artikujve, duke u konsultuar herë pas here në kuvend, duke diskutuar me njëri-tjetrin, por edhe duke bashkëpunuar në projekte të ndryshme.


Ç'mund të bëj unë?
Ç'mund të bëj unë?


Dëshironi të merrni pjesë? Lexoni rregullat bazë dhe udhëzimet e tjera, respektoni rregullat e mirësjelljes; regjistrimi është i këshillueshëm por jo i detyrueshëm.

Keni nevojë për ndihmë? Përpiquni të shfletoni faqet e ndihmës ose bëni pyetjen tuaj në Kuvendin e Wikipedias. Shumë shpejt një përdorues aktiv do t'iu ndihmojë.

Dëshironi të provoni? Bëni prova tek livadhi ose lexoni se si redaktohet një faqe.

Dëshironi të bëni një donacion? Wikipedia është plotësisht e lirë, pa reklama, falë donacioneve të përdoruesve. Ndihmoni që Wikipedia të mbetet e lirë, bëni një donacion.

Projektet motra
Projektet motra
Meta-Wiki
Koordinimi i të gjitha projekteve
Wikidata
Baza e lirë e të dhënave
Wikimedia Commons
Materiale grafike
Wiki–Fjalori
Fjalori i lirë
Wiki–Lajme
Lajme të lira
Wiki–Libra
Libra dhe tekste didaktike
Wiki–Citate
Përmbledhje citatesh
Wiki–Burime
Dokumente dhe Libraria e lirë
Wikiversiteti
Materiale mësimore të lira
Wiki–Speciet
Lista e llojeve të specieve
Wikipedia nuk garanton saktësinë e përmbajtjes!

Projekti organizohet nga Fondacioni Wikimedia, i cili nuk mban përgjegjësi për asnjë gabim në përmbajtjen e këtyre artikujve.

Çdo kontribues është përgjegjës për shkrimet e tij.

Na kontakto · Pyetje dhe përgjigje · Të drejtat e autorit · Cito Wikipedian · Not Albanian? sq-0? Click here!

This article is issued from Wikipedia. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.