Vitviteja/Shqiptarët

< Vitviteja
Shqiptarët
NË ENCIKLOPEDI
-5000
  • Pellazgët migrojnë në Ballkan, fillimi i Epokës së Bronxit.[1]
-1000
  • Ilirët vijnë nga Europa Qëndrore për t’u vendosur në Ballkanin Perendimor.[1]
-800
  • shk. 7/8 Grekët nga Korfuzi dhe Korinthi, kolonializojnë bregdetin shqiptar.[1]
-600
  • Krijohet Epidamnos (në vitin 627 P.K. si koloni greke, Dyrrachion i njohur si Durrësi) dhe Apollonia ( Shekulli i 5-të dhe i 3-të P.K., lulëzimi i shtetit të Ilirisë).[1]
-400
  • -435 Lind një konflikt midis shteteve qytet të pavarura të Epidamnos dhe Korfuzit.[1]
-200
  • -250 Një shtet nën kontrollin e mbretit Agron kontrollon brigjet perendimore të territorit të Ballkanit nga lumi Kerka në Slloveni deri në Shqipërinë e ditëve të sotshme.[1]
  • -229-168 Pushtimi romak i bregdetit të ilirëve. Mbretëria Ilire reduktohet në një rrip të ngushtë midis Dubrovnikut dhe Lezhës( Lisus). Në këtë kohë u ndërtua “Rruga Egnatia” nga Dyrrachion (Durrës) në Konstandinopojë.[1]
-100
  • -167 Roma del fitimtare kundër mbretit Genthius dhe e vendos mbretërinë e tij Ilire nën sundimin Roman.[1]
100
  • shk. II. Ilirët filluan të njihen me emrin e ri Arbër.[1]
  • 160-927 Fiset sllave pushtojnë rajonet malore të Shqipërisë.[1]
300
  • 395 Arberia bëhet pjesë e Perandorisë Bizantine.[1]
500
  • Shk.V. Pushtimi nga Gotët, Averët dhe Keltët perendimorë e lindorë. Ata plaçkitën provincat e Ballkanit, qëndruan për një kohë të shkurtër dhe pastaj lëvizën. Hunët pushtojnë Kosovën.[1]
  • 529-640 Pushtimi i fiseve sllave nga Europa Qëndrore duke i dhënë fund autoritetit bizantin. Popullsia ilire tërhiqet në qytetet bregdetare dhe në malet e pjesës së brendshme të Shqipërisë veriore.[1]
800
  • 851 Pushtimi i zonës nga Bullgarët, të cilët qëndruan deri në vitin 1010.[1]
1054
  • Përçarje në kishë – Ndarja në kisha Ortodokse dhe Romane. Përçarja ndikon ndaj Kristianizmit Shqiptar.[1]
1081
  • Normanët hyjnë në Shqipëri nga Italia dhe udhëheqin deri në shekullin 1100.[1]
1096
  • Ushtritë e kryqëzatës së parë marshojnë përmes territorit shqiptar .[1]
1190
  • Shpallja e shtetit feudal të Arbërisë (Principata e Arbërit 1190-1216) në veri të Shqipërisë, me Krujën si kryeqytet.[1]
1272
  • Karlos I, Mbreti i Napolit, hyn në Shqipëri nga Italia veriore, formon mbretërinë e Arbërisë dhe vetëshpallet Mbret i Shqipërisë. Ndërsa pjesa e brendshme e Shqipërisë sundohet nga princa bizantinë dhe serbë deri më 1356. Përhapet feja Katolike Romane.[1]
1344
  • Shqipëria bëhet pjesë e Mbretërisë së Serbisë, nën udhëheqjen e Stefan Dushanit së bashku me Maqedoninë, Thesalinë dhe Epirin. Pas vdekjes së tij, Shqipëria bie në duart e prijsave vendas dhe Kalorësi Balsha krijoi një principatë në veri me Shkodrën si kryeqytetin e saj duke shmangur serbët dhe bullgarët. Principata të tjera feudale u krijuan në territoret shqiptare; Topiasit, me Durrësin kryeqytet, Muzakajt, me Beratin si kryeqytet, Zenebishtët me Gjirokastrën si kryeqytet, dioqeza e Shpatajve me Artën si kryeqytet.[1]
1352
  • Fillon pushtimi Osman i Europës. PUSHTIMI OSMAN DHE LUFTA SHQIPTARO- OSMANE[1]
1431
  • Osmanët pushtojnë Janinën; marrin nën kontroll një pjesë të madhe të Shqipërisë.[1]
1433
  • Kryengritja kundër Turqve përgjatë territorit nga veriu në jug, nën udhëheqjen e Arianit Shpatës.[1]
1442
  • 28 Nëntor, Gjergj Kastriot Skënderbeu jep dorëheqjen nga ushtria Turke, hyn në Krujë me 300 shqiptarë, shpall pavarësinë e principatës së Kastriotit dhe ngre flamurin e kuq të familjes së tij, me shqiponjën e zezë në qendër, duke u bërë kështu flamturi kombëtar i Shqipërisë.[1]
1444
  • Mars, Lidhja e Lezhës. Fisnikëria feudale shqiptare bashkohet dhe ngrihet kundër turqve nën udhëheqjen e Gjergj Skënderbeut.[1]
1450
  • Skënderbeu përfundon një traktat paqeje me Venedikun për të patur dorë të lirë në luftën e tij kundër turqve.[1]
1450
  • Sulltan Murati i Turqisë rrethon Krujën për pesë muaj, por mundet nga Skënderbeu i ndihmuar nga Alfonso I i Napolit.[1]
1455
  • Skënderbeu sulmon turqit në Berat por humbet 6.000 burra.[1]
1457
  • Turqit sulmojnë Skënderbeun me një ushtri prej 60.000 ushtarësh, pushtojnë pjesën më të madhe të ultësirave shqiptare dhe sulmojnë fortesën e tij të Krujës, por Skënderbeu i detyron osmanët që të tërhiqen.[1]
1463
  • Lufta e madhe midis Turqve dhe Venecianëve.[1]
1466
  • Sulltan Muammed II pushton Shqipërinë, por dështon në pushtimin e Krujës.[1]
1468
  • 17 Janar, Skënderbeu sëmuret me ethe dhe vdes në Lezhë.[1]
1478
  • Fortesa e Skënderbeut në Krujë bie në duart e turqve. Beteja më kritike në historinë e Shqipërisë. Muhamed II merr Krujën, ndërsa Shkodra reziston.[1]
1479
  • 25 Janar, arrihet paqe me pjesën tjetër të Shqipërisë. Venecianët dorëzojnë Shkodrën dhe shqiptarët vendosen përgjatë vijës bregdetare, por mbajnë Ulqinin, Tivarin dhe Durrësin.[1]
1501
  • Perandoria Osmane pushton të gjithë Shqipërinë, me Durrësin si qyteti i fundit që merret nga Venecianët dhe Shqipëria mbetet nën kontrollin Osman deri më 1912.[1]
1555
  • Gjon Buzuku boton librin e parë në gjuhën shqipe, Mesharin.[1]
1571
  • Turqit marrin Ulqinin nga Venecianët. Shekulli XV-XVI. Me mijëra Shqiptarë janë të detyruar të emigrojnë për shkak të urisë dhe shtypjes, kryesisht në Italinë jugore. Shekulli XVI Kisha ortodokse është dominuese në jug, Kisha Katolike Romane në veri.[1]
1614
  • Sulejman Pasha Bargjini, ndërton një xhami, një banjë publike dhe një furrë në Tiranë.[1]
1635
  • Frang Bardhi boton fjalorin e parë Latino-Shqiptar dhe Andre Bogdani shkruan gramatikën e parë Latino-Shqiptare.[1]
1670
  • Mehmet Bushati, pasha i Shkodrës, grumbullon prijësat e tij veriorë për të mundur turqit. Djali i tij Mahmut mund tre ushtri turke, por nipi i tij mundet në Shqipërinë jugore. Shekulli XVI Në fund të shekullit të XIII dy fisnikë shqiptarë, Ali Pash Bushatlliu dhe Ali Pash Tepelena patën sukses në krijimin e Pashallëqeve të pavarura. Ata u përqëndruan përkatësisht në Shkodër në veri dhe Janinë (tashmë në Greqi) në jug.[1]
1831
  • Rënia e pashallëqeve shqiptare shënoi fillimin e një periudhe të re, e cila në historinë e popullit shqiptar njihet si “ Rezistenca Kombëtare Shqiptare”.[1]
1840
  • (1840-1912), një lëvizje që synonte çlirimin e vëndit nga pushtuesit osman, duke bashkuar të gjitha territoret shqiptare në një Shtet të vetëm autonom, ose të pavarur dhe duke përparuar gjuhën dhe kulturën shqiptare. Krahas luftës së armatosur u zhvillua një lëvizje kulturore. Idetë e saj të reja u mishiruan në veprimtaritë e K.Kristoforidhit, N.Veqilharxhit, J.Vretos, P.Vasës, Th.Mitkos, Z.Jubanit, H.Tahsinit, J.De Radës, A.Frasherit, S.Frashërit, N.Frashërit. Ata i përballuan mosmarrëveshjet fetare përmes parrullës “Feja e Shqiptarëve është Shqiptaria ”..[1]
1878
  • Lidhja e Re Shqiptare (Lidhja e Prizrenit) u krijua në një Kongres të zhvilluar në Prizren (Kosovë) dhe në të gjithë Shqipërinë u krijuan degë. Vetëm fal Lidhjes së Prizrenit çështja e kombit të ndarë shqiptar u paraqit për herë të parë në qarqet diplomatike botërore.[1]
1887
  • 8 Mars, u krijua Shkolla e parë shqipe. Ajo ishte shkolla e parë kombëtare laike në Shqipëri. [1]
1900
  • 19 tetorë Në Stamboll, në mëngjesë, vdesë shhkrimtari "Rilindjes Kombëtare", Naim Frashëri. Varrosja e të ndjerit u bë në Merdyvengoj.
1908
  • Zhvillohet Kongresi i Manastirit për të marrë një vendim lidhur me alfabetin unik. Në vend të një, u miratuan dy alfabete, alfabeti i Stambollit dhe ai Latin. Ky i fundit ishte më i lehtë për t’u përdorur për shtypjen e librave dhe kohë më parë ai u bë alfabeti i vetëm i gjuhës shqipe. [1]
1911
  • Qershor Liderët Shqiptarë mblidhen në Mal të Zi, miratojnë një memorandum prej 12 pikash, ku kërkojnë njohjen e kombit shqiptar, vetëqeverisje, zgjedhje të lira, arsimimin në gjuhën shqipe në shkolla etj. dhe ua dërguan mesazhin e tyre të gjitha fuqive europiane. Megjithëse shërbimet fetare kryhen në tre gjuhë- arabisht për myslimanët, greqisht për ortodoksët, latinisht për katolikët- parrulla e ditës është” “ feja e popullit shqiptar është shqiptaria”. [1]
1912
  • 12 janar, Ismail Qemalit dhe Hasan Prishtinës thirrën në Pera Palace (Stamboll) një takim me disa personalitete shqiptare si: Myfid bej Libohovën, Aziz pashë Vrionin, Sylejman bej Vlorën dhe Esat pashë Toptanin. (Kryengrita e 1912-ës).[2]
  • 28 Nëntor, Shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë me qeverinë e parë shqiptare ( liberal –demokrate) të kryesuar nga Ismail Qemali (1844-1919). [1]
1913
  • 29 Korrik. Konferenca e Ambasadorëve në Londër konfirmon pavarësinë e Shqipërisë nën mbikqyrjen e një Komisioni Qëndror Ndërkombëtar. Vendosen kufinj të rinj. Fuqitë e mëdha caktuan kufinjtë e shtetit të ri të Shqipërisë. Kosova i jepet Serbisë dhe pjesët jugore Greqisë. Shqipëria shpallet nga Konferenca si Protektorat. Gjysma e popullit shqiptar i dorëzohet shteteve të tjera. [1]
1913
  • 23 Shtator. Serbia dërgon trupa në Shqipëri, pas sulmeve shqiptare kundër zonave të cilat Traktati i Londrës ia kishte dhënë Serbisë. [1]
1914
  • 1914-1918 Lufta e Parë Botërore. Trupat malazeze, austriake, italiane, franceze, greke, bullgare dhe serbe pushtojnë Shqipërinë. [1]
  • 15 Janar. Qeveria e Ismail Qemalit i hap rrugën Komisionit të Kontrollit Ndërkombëtar, me Essad Pash Toptanin (dikur një oficer xhandarmërie turko- shqiptar) si figura më e fuqishme politike. [1]
  • 21 Shkurt. Princi Gjerman Wilhelm von Wied, oficer i ushtrisë gjermane dhe njeri i afërt i Mbretëreshës Elisabet të Rumanisë, pranon fronin e Shqipërisë ( pasi u propozua nga Austro – Hungaria). [1]
  • 7 Mars. Në Durrës caktohet një Administratë shqiptare nën autoritetin e mbretit Vid. Esat Pash Toptani është Kryeministër. [1]
  • Qershor. Në Shqipërinë qëndrore shpërthen Lufta Civile drejtuar kundër Mbretit Vid.
  • Gusht. Fillon Lufta e I Botërore. [1]
  • 4 Shtator. Vidi arratiset për shkak të kryengritjes popullore, pasi kontrolloi në mënyrë të efektshme vetëm Durrësin, ndërsa grupet e armatosura lokale të ndihmuara nga Serbia, Greqia dhe Italia dominojnë pjesën tjetër të Shqipërisë. Fuqitë që e zgjodhën e braktisin, për shkak se ai nuk kishte dëshirë të angazhonte Shqipërinë, ose të mbante ndonjë anë në Luftë. Ai as nuk abdikoi, as nuk hoqi dorë nga pretendimi i tij për fronin. [1]
  • 13 Shtator. Italianët zbarkojnë në Vlorë dhe gradualisht pushtojnë pjesën më të madhe të Shqipërisë jugore, ndërsa serbët dhe malazezët pushtojnë veriun derisa dëbohen nga austriakët. [1]
1915
  • 1915-1917 E gjithë Shqipëria është e pushtuar dhe e ndarë: Austro- Hungaria merr veriun; Italia jugperëndimin; Greqia jugun; Franca merr Korçën. [1]
  • Prill, Greqia shpall ankesimin e plotë të Shqipërisë jugore si “Epirin e Veriut”. [1]
  • 26 Prill, mblidhet Traktati i fshehtë i Londrës, në të cilin Fuqitë Aleate bien dakort ta ndajnë Shqipërinë pas Luftës në favor të Italisë. Italia anekson Vlorën, ishullin e Sazanit dhe rajonin e Vlorës deri në Himarë në jug. Në veri dhe verilindje ajo kishte lumin e Vjosës si kufi. Në Shqipërinë Qëndrore u krijua një shtet i cunguar nën protektoratin e Italisë, ndërsa rajonet veriore dhe jugore të Shqipërisë u ndanë midis Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. [1]
  • 29 Maj, Italia pushton zyrtarisht Vlorën dhe Shqipëria ndodhet në një gjëndje anarkie. [1]
  • 27 Qershor, Mali i Zi pasi pushtoi plotësisht Shqipërinë veriore më 11 Qershor, pushton edhe Shkodrën. Britania, Italia dhe Rusia protestojnë. [1]
  • 4 Korrik, Serbia pushton Durrësin, por e evakuon atë më 17 Korrik nën presionin italian. [1]
  • Tetor, Serbia tërhiqet nga Shqipëria. [1]
1916
  • 23 Janar, Austriakët marrin Shkodrën nga Mali i Zi, pastaj Beratin (17 Shkurt). [1]
1917
  • 3 Qershor, komandanti ushtarak Italian në Shqipëri, Gjenerali Ferrero, shpall Shqipërinë e bashkuar dhe të Pavarur nën pushtimin Italian. Franca përgjigjet duke shpallur një Republikë Autonome të Korçës, e cila zgjat tre muaj. [1]
1920
  • 21 – 23 Janar, Kongresi i Lushnjes, në të cilin hartohet Kushtetuta Shqiptare, formohet qeveria e re, Tirana shpallet kryeqytet dhe kërkohet tërheqje e trupave Italiane. Prill, Durrësi çlirohet nga Italia dhe Tirana bëhet kryeqyteti i ri, ku vendoset dhe selia e qeverisë.
  • 20 Nëntor, Kongresi i Ambasadorëve në Londër pranon Pavarësinë Shqiptare. [1]
  • 10 Dhjetor, Iliaz Bey Vrioni, një Liberal i moderuar formon një Kabinet. [1]
  • 17 Dhjetor, Lidhja e Kombeve njeh Shqipërinë ( në kufijtë e saj të 1913) duke i dhënë Italisë disa kopetenca mandatore. Trupat italiane tërhiqen. Shqipëria pranohet në Lidhje, pavarësisht nga kundërshtimet e Jugosllavisë dhe Greqisë se vendi nuk është një entitet politik specifik. Britania mbështet anëtarësimin e Lidhjes. [1]
1921
  • 21 Prill, krijohet Parlamenti i Parë. Në Parlamentin shqiptar fillon jeta pluraliste me grupet kryesore politike . [1]
  • 9 Nëntor, Konferenca e Ambasadorëve njeh pavarësinë e Shqipërisë, por Italia ka “interesa të veçanta” në Shqipëri. [1]
  • 28 Dhjetor, Zhvillohen zgjedhjet për në Asamblenë Nacionale dhe lindin parti politike të stilit perendimor; Partia Demokratike, Partia Popullore, Partia Progresive. Ahmet Zogu bëhet Ministër i Brendshëm. [1]
1922
  • 1 Gusht, në Kongresin e Beratit, kisha Ortodokse Shqiptare vetëshpallet e pavarur nga Patriakana e Konstandinopojës. [1]
  • 2 Dhjetor, Ahmet Bej Zogu, kryetar fisnor, formon një qeveri. Zogu është si Kryeministër ashtu dhe Ministër i Brendshëm. [1]
1923
  • Pakënaqësi popullore me Zogun. Grupet zhvillojnë protesta kundër tij. [1]
1924
  • 16 Janar, zgjidhet Qeveria Liberal-Demokratike e Fan Nolit, duke e zhveshur nga pushteti Partinë Progresive të Ahmet Zogut. Zogu arratiset në ish- Yugosllavi. Noli bën të ditur reformat agrare për të zhdukur feudalizmin dhe i bën Kushtetutës disa ndryshime, megjithëse nuk pati kohë për ta zbatuar. [1]
  • 19 Shkurt, Zogu nënshkruan një traktat tregtar me Italinë. [1]
  • 1 Shtator, trupat jugosllave hyjnë në Shqipëri. [1]
  • Qeveria e Fan Nolit përmbyset në 23 Dhjetor. [1]
  • Zogu hyn në Tiranë më 24 Dhjetor dhe kthehet në pushtet si Kryeministër. [1]
1925
  • 15 Janar, Ahmet Zogu merr pushtetin suprem si krye-komandant dhe formon një kabinet të ri. [1]
  • 31 Janar, Zogu zgjidhet President i parë i Republikës Shqiptare. [1]
  • 18 Tetor, Lindi Ramiz Alia, udhëheqës i Partisë së Punës pas vdekjes së Enver Hoxhës dhe presidenti i parë Shqiptar lindi nga një familje e varfër myslimane në Shkodër. [1]
1926
  • 11 Nëntor, Zogu nënshkruan Traktatin e Tiranës “Pakti i Miqësisë dhe Sigurisë” me Italinë. [1]
1928
  • 1 Shtator, Asambleja Kushtetuese e shpall Shqipërinë Mbretëri. Zogu deklarohet Zogu I, Mbret i Shqipërisë. [1]
1938
  • Mbreti Zogu I martohet me Geraldine Appony, arisokratja hungareze, djali i tyre Leka lind në Mars 1939. [1]
1939
  • 7 Prill, Mbreti Zogu I dhe familja e tij mërgojnë në Greqi dhe Turqi. Pushtimi Italian. Viktor Emanueli III caktohet nga Italia Mbret i Shqipërisë. Gjatë Luftës së II Botërore, Zogu largohet nga Buckinghamshire, Angli, për t’u vendosur më pas në Kan. Ai vdiq në Paris në vitin 1961. [1]
1941
  • Nëntor, Mbledhje e grupeve komuniste të Korçës, Shkodrës dhe grupeve të Rinisë Komuniste në Tiranë për krijimin e Partisë Komuniste të Shqipërisë. [1]
1942
  • 16 Shtator, u thirr Konferenca e Pezës për të organizuar të gjitha forcat antifashiste në një front të vetëm. Konferenca vendosi për krijimin e Frontit Antifashist Nacional Çlirimtar. [1]
1943
  • Enver Hoxha zgjidhet Sekretar Partie. [1]
1944
  • 11 Shtator, Pushtimi i Shqipërisë nga Gjermania Naziste. Maj 24 – 28, Enver Hoxha zgjidhet Komandant i Forcave të Armatosura. [1]
1944
  • 28 Nëntor, Dita e Pavarësisë. Çlirimi i Shkodrës. [1]
  • 29 Nëntori u festua si Dita e Çlirimit deri më 1992. Kur erdhi në pushtet Partia Demokratike 28 Nëntori u festua si dita e çlirimit. Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste në vitin 1997, 29 Nëntori u festua si dita e çlirimit. Ende vazhdojnë diskutimet midis historianëve për Ditën e Çlirimit. [1]
1946
  • 11 Janar, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Republikë Popullore, duke zgjidhur kështu çështjen e formës që do të ketë Shteti Shqiptar. [1]
  • 14 Mars, Asambleja miratoi Kushtetutën e parë të shtetit Shqiptar. [1]
  • 1946-1947 Britania dhe SHBA prishin marrëdhëniet diplomatike me Shqipërinë. [1]
1948
  • 1 Nëntor, në Kongresin e parë të Partisë Komuniste, emri i Partisë ndryshohet në Parti e Punës së Shqipërisë. Të gjitha partitë e tjera ndalohen. [1]
1949
  • 1949-1953 Përpjekje të shumta Britanike për përmbysjen e regjimit të Hoxhës, megjithatë ato dështojnë për informacionin që spiuni Kim Filbi u dha Sovjetikëve (shiko Lufta Ime Sekrete, 1968). [1]
1955
  • 14 Dhjetor, Shqipëria hyn në OKB pa u penguar nga Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA, të cilat abstenojnë në vend që të përdorin veton. [1]
1957
  • Hapet në Tiranë Universiteti i Parë i Shqipërisë, “Universiteti Shtetëror i Tiranës”, me 3.600 studentë and 200 mësues. Më vonë ky numër u rrit në 19.000 studentë dhe 800 mësues. Në vitin 1991 në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Elbasan dhe Tiranë hapen universitete të tjera . [1]
1960
  • 3 Dhjetor, Shqipëria prish marrëdhëniet diplmatike me ish B.R.S.S. (Bashkimi Sovjetik). Marrëdhëniet diplomatike midis Kinës dhe Shqipërisë forcohen. [1]
1967
  • Kisha, xhamitë dhe institucionet e tjera fetare mbyllen. Falja e njerëzve ndalohet me ligj. [1]
1970
  • 25 Tetor, energjia elektrike arrin zyrtarisht në të gjithë Shqipërinë. [1]
1978
  • Marrëdhëniet diplomatike me Kinën janë shumë të tensionuara, kryesisht për çështje idelogjike. [1]
1981
  • 1 Nëntor, Kundërshtimi i politikave “Social-Imperialiste të Kinës nga Qeveria Shqiptare. [1]
1985
  • 11 Prill, Vdes lideri i Partisë, Enver Hoxha, në moshën 76 vjeçare si rezultat i atakut në zemër të acaruar nga diabeti. 13 Prill, Ramiz Alia zgjidhet lider i ri i Partisë. [1]
1987
  • Shtator, vendosen marrëdhëniet diplomatike me Kanadanë dhe Gjermaninë Perendimore. [1]
1989
  • 1 Gusht, Nënë Tereza, me origjinë shqiptare viziton Shqipërinë. [1]
1990
  • Maj, ish Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cueller, Kongresmeni Amerikan, Tom Lantosh mbërrijnë në Shqipëri për një vizitë treditore. Takim me Ramiz Alinë. [1]
  • Korrik, Demonstratat në Tiranë arrin kulmin kur një numër njerëzish hyjnë në ambasadat e huaja dhe kërkojnë azil. Tragetet me emigrantë shqiptarë mbërrijnë në Brindisi, Itali. [1]
  • Korrik, Rivendosen marrëdhëniet diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik. [1]
  • Dhjetor, Nënë Tereza bën vizitën e saj të dytë në Shqipëri. [1]
  • Dhjetor, Protesta në Kampusin e Universitetit të Tiranës lidhur me kushtet e jetesës. Më vonë studentët kërkuan ndryshime politike. Policia ndërhyn për shpërndarjen e demonstruesve. [1]
  • Dhjetor, Formimi i Partisë Demokratike legalizohet më 18 Dhjetor. Sistemi shumë partiak lejohet zyrtarisht dhe ai çon në formimin e dymbëdhjetë partive. [1]
1991
  • 20 Shkurt, Me mijëra demonstrues protestuan në kryeqytet, Tiranë. Ata rrëzuan bustin e Enver Hoxhës. Feja legalizohet, hapen institucionet fetare dhe ish priftërinjtë dhe hoxhallarët e persekutuar lejohen që të ushtrojnë lirisht profesionin e tyre. [1]
  • Mars, Afërsisht 20.000 Shqiptarë grabisin anijet në portet e vëndit dhe nisen për në brigjet Italiane. Eksodi biblik hyn në historinë e popullit, i cili nuk kishte përjetuar një situatë të tillë që nga shekulli i 15-të. Qeveria shqiptare i deklaron portet të një rendësie të vaçantë dhe i ruan ato me trupa ushtarake. [1]
  • 31 Mars, në të gjithë Shqipërinë organizohen zgjedhjet. Partia e Punës (e reformuar si Partia Socialiste) fiton zgjedhjet. Ramiz Alia bën betimin si President i Shqipërisë. [1]
  • Qershor, Formohet Qeveria e Koalicionit. [1]
  • Dhjetor, rrëzohet Qeveria e koalicionit e detyruar nga Partia Demokratike, sepse Socialistët kishin mbetur mbrapa me programin e reformave. [1]
1992
  • Mars, Partia Demokratike korr një fitore të rëndësishme në zgjedhjet e përgjithshme me më tepër se 65% të votës popullore. [1]
  • Prill, Dorëheqja e Ramiz Alisë (President i Shqipërisë). Dr. Sali Berisha bën betimin si President i ri. Qeveria e re betohet se do të zbatojë një program të gjerë reformash. [1]
1993
  • Prill, Papa Gjon Pali and Nënë Tereza vizitojnë Shqipërinë. [1]
  • Hapja e Shqipërisë, garancitë e saj të plota dhe legjislacioni kanë lehtësuar veprimtaritë e investitorëve të huaj tashmë të pranishëm në Shqipëri, shumica e tyre nga Italia (53%) dhe Greqia (20%), por gjithashtu nga Gjermania, SHBA, Mbretëria e Bashkuara, Austria, Franca, Kuvajti dhe kështu me radhë. [1]
  • Kompani të ndryshme sikurse është Hamilton, OXY, Agip, Chevron, Coca-Cola, Rogner, OMV, fillojnë veprimtarinë e tyre në Shqipëri. [1]
1994
  • Prill-Gusht, Marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Greqisë acarohen shumë, të dyja vëndet tërhoqën disa diplomatë dhe me mijëra emigrantë shqiptarë dëbohen nga policia dhe ushtria greke. Një grup ushtarësh nga Greqia hynë në territorin Shqiptar dhe vranë një ushtar dhe plagosën disa të tjerë në një repart ushtarak pranë pikës kufitare të Kakavijës (Shqipëri). Ndërkohë, 5 qytetarë shqiptarë me origjin greke u akuzuan për spiunazh dhe u dënuan nga një gjykatë e Tiranës. [1]
  • Nëntor, Kushtetua nuk u miratua me Referendum. [1]
1995
  • 29 qershor, SHQIPERIA BEHET ANETARE E KESHILLIT TE EUROPES. [1]
  • 13 Korrik, Në Strasburg organizohet ceremonia e anëtarësimit të Shqipërisë në Këshillin e Europës dhe ngrihet flamuri Shqiptar. [1]
  • 11 Shtator, Presidenti i Shqipërisë, Z. Sali Berisha viziton SHBA. Ai takohet me Presidentin e SHBA-ve, Z. Bill Klinton. [1]
1996
  • 26 Maj, Zgjedhjet e Përgjithshme Parlamentare. Partitë e opozitës (Partia Socialiste, Partia Social Demokrate dhe Partia e Aleancës) u tërhoqën nga zgjedhjet në orën 17.00, duke pretenduar për parregullsi. Partia Demokratik pretendoi për një fitore të rëndësishme. [1]
  • 26 Maj, Socialistët kërkojnë zgjedhje krejtësisht të reja. Ndërsa Presidenti Berisha dekretoi një rikandidim të pjesshëm në 17 zona elektorale për 16 Qershorin. Kandidatët e PD fituan në 17 zona elektorale. [1]
  • Shtator, Në Shqipëri organizohet “Miss Europa” për herë të parë në historinë Shqiptare. Vajzat më të bukura nga 37 vënde të Europës morën pjesë në këtë garë. Miss Anglia merr çmimin e parë, duke u bërë fituesja e çmimit të parë të Miss Europës për vitin 1996. [1]
1997
  • Janar, Protesta masive nga njerëzit, të cilët kishin humbur kursimet e tyre në firmat piramidale. [1]
  • 30 Janar, Dhjetë parti të opozitës nga i gjithë spektri politik formojnë Forumin për Demokraci, duke u betuar që të zhvillojnë protesta në mbarë vëndin. Ata i kërkojnë Berishës (President i Shqipërisë) që të shpërndaj qeveritë dhe të krijoj një qeveri teknokrate për zgjidhjen e krizës. [1]
  • 9 Mars, Berisha nënshkruan marrëveshjen me liderët e të gjithë partive politike duke bërë thirrje për një qeveri koalicioni me bazë të gjerë (Qeveria e Pajtimit Kombëtar) dhe zgjedhjet në Qershor. [1]
  • 11 Mars, Presedenti i Republikës Sali Berisha dekretoi caktimin e Kryeministrit. Z. Bashkim Fino është Kryeministër i qeverisë së koalicionit me bazë të gjerë. Z. Fino u propozua nga Partia Socialiste me konsesusin e të gjitha partive të tjera në tryezën e rrumbullakët. [1]
  • 12 – 14 Mars, Tirana përfshihet nga pasiguria. Presidenti i Republikës dhe Kryeministri kërkojnë praninë e forcave ushtarake shumëkombëshe në Shqipëri. Ministri i Mbrojtjes, Z. Safet Zhulali arratiset në Itali. [1]
  • 13 Mars, Të gjithë të bugosurit (1209) arratisen nga burgu të ndihmuar nga persona të armatosur. Shqipëria është i vetmi vend në botë pa të burgosur në këtë moment.( Midis të burgosurve ishin 23 persona, të cilët ishin dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda). Berisha fal Fatos Nanon dhe e nxjerr nga burgu si dhe 50 të burgosur të tjerë. (Të 50 të burgosurit ishin dënuar me një deri në dy vjetë burg). Lideri socialist i burgosur i opozitës së Shqipërisë, Fatos Nano, i cili shërbeu për një kohë të shkurtër si Kryeministër në vitin 1991 u arrestua në vitin 1993 dhe u burgos një vit më vonë i akuzuar për korrupsion. Grupi Ndërkombëtar i të Drejtave të Njeriut i kishte kërkuar qeverisë Shqiptare lirimin e Nanos, i dënuar pa të drejtë sipas atyre. [1]
  • 14 Mars, Ambasada Amerikane dhe Ambasada të tjera Perendimore evakuojnë qytetarët e tyre nga Shqipëria në vendet e tyre. [1]
  • 20 Mars, Situata përmirësohet pak. Situata e institucioneve shtetërore në Tiranë është nën kontrollin e qeverisë së koalicionit me bazë të gjerë. [1]
  • 14 Prill, Mbrrijnë në Shqipëri Forcat Ushtarake Shumëkombëshe. Forcat ushtarake mbërrijnë në Shqipëri për të filluar operacionin “Alba”. Franca, Greqia, Turqia, Spanja, Rumania, Danimarka dhe Austria marrin pjesë në këtë mision.Një nga përfaqësuesit e këtij misioni tha: “Misioni i tyre në Shqipëri është të sigurojnë shpërndarjen e drejtë të ndihmave, në kontekstin e operacionit “Alba” dhe se ata nuk kanë ndonjë mision ushtarak. [1]
  • 29 Qershor,Zgjedhjet parlamentare si dhe Referendumi për Republikën ose Monarkinë. Korrik, Komisioni i Zgjedhjeve shpall rezultatet e fundit të zgjedhjeve. Komiteti Qëndror i Zgjedhjeve (CEC) pas një heshtje treditore mundi të njoftonte rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 29 Qershorit. Socialistët fituan 100 vende në asamblenë prej 155 vëndesh dhe Partia Demokratike 27 vënde. Gjashtë parti të tjera do të marrin disa vënde të tjera në Parlament. Partia Mbretërore, e cila humbi referendumin do të ketë dy vënde. [1]
  • 24 Korrik, Parlamenti Shqiptar zgjodhi Presidentin e ri të Shqipërisë, pas dorëheqjes së pakthyeshme të Berishës. President i ri do të jetë Rexhep Meidani, 52 vjeç, deri tani Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste. Ai fitoi me 110 vota pro, tre kundër, dy abstenime dhe shtatë vota ishin të pavlefshme. Deputetët e partisë më të madhe të opozitës, Partia Demokratike, nuk morrën pjesë në seancë. [1]
  • 25 Korrik, Presidenti Shqiptar, Z. Meidani dekretoi caktimin e Kryeministrit të ri, Z. Fatos Nano. [1]
  • 6 Shtator, Gruaja Shqiptare që kishte fituar çmimin Nobël, Agnes Gonxhe Bojaxhi e njohur si “Nënë Tereza” vdes. Gjatë 50 vjetëve të diktaturës, asaj nuk iu dha mundësia të vinte në Shqipëri. Pas vitit 1990, ajo e vizitoi dy herë Shqipërinë. Qeveria shqiptare vendosi:
    - Të deklaronte datat 11, 12, 13 Shtator 1997 si ditë zie shtetërore.
    - Të ngrinte flamurin shqiptar në gjysëm shtize në të gjitha institucionet nga 6 deri në 12 Shtatori.
    Presidenti i Shqipërisë, Z. Meidani tha: “Nënë Tereza ishte një qytetare e madhe e botës. Humbja e saj do të dëshpërojë të gjithë Shqiptarët. Emri dhe vepra e Nënë Terezës ishin një simbol për popullin shqiptar, ku gjenin shprehje vlerat e larta të tolerances dhe solidariteti njerëzor. Këto vlera do të shërbejnë si referencë për ne”. Presidenti i SHBA, Z. Klinton tha: “Shtëpia që ajo hapi në Kalkuta për njerëzit që vdesin për pothuajse gjysëm shekulli quhet Nirmal Hriday, që do të thotë “zemër e pastër” dhe nëse ka ekzistuar ndonjëherë një zemër e pastër, kjo do të ishte e Nënë Terezës”. [1]
  • 10 Shtator, kryeministri, Z. Nano merr pjesë në një mision të rëndësishëm në Perëndim të Europës, Hong-Kong, Uashington, përpara Konferencës së Donatorëve për Shqipërinë në Romë dhe Bruksel. BE dhe FMN garantojnë rimëkëmbjen e Shqipërisë. [1]
  • 5 Nëntor, Kretë: Liderët Ballkanikë diskutojnë për problemet e sigurisë në Ballkan dhe aspekte të tjera që lidhen me të. [1]
  • Takimi Nano – Millosheviç ka tërhequr vëmëndjen si takimi i parë i nivelit të lartë pas 50 vjetësh. [1]
1998
  • 23 Janar , Delegacioni i Këshillit të Europës u bën thirrje të gjitha partive politike shqiptare që të përgatisin Kushtetutën Shqiptare sa më shpejtë që të jetë e mundur. [1]
  • 6 Mars, çështja e Kosovës bashkon të gjitha partite politike shqiptare. Gjashtëdhjetë mijë (60.000) qytetarë të Tiranës protestojnë për Kosovën në sheshin Skënderbej nën parrullën “Një komb- një qëndrim”. [1]
  • 1 Korrik, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Havier Solana mbërriti për një vizitë zyrtare dyditore në Shqipëri. Gjatë vizitës së tij ai u takua me autoritetet më të larta shqiptare, Presidentin, Kryeministrin, Ministrin e Mbrojtjes etj. duke diskutuar me ta lidhur me situatën e tanishme në Shqipëri dhe Kosovë dhe fluksin e shqiptarëve të Kosovës në drejtim të Shqipërisë. [1]
  • 12 Shtator, Azem Hajdari, lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe lideri i lëvizjes së studentëve demokrat të vitit 1990 qëllohet për vdekje në orën 21:10 (p.m.) përballë selisë së PD. Një nga dy truprojat e Hajdarit vritet gjithashtu. [1]
  • Shtator, Kundër Azem Hajdarit u kryen katër tentativa për vrasje brënda një viti, përfshirë një orvajtje për vrasje me pesë plumba nga një parlamentar socialist në sallën e Parlamentit më 18 Shtator, 1998. [1]
  • 14 Shtator, Me mijëra qytetarë të Tiranës varrosin një nga liderët kryesorë të PD dhe liderin e opozitës shqiptare Azem Hajdari. Pas ceremonisë turma mbajti arkivolët me trupat e pa jetë të Z. Azem Hajdari dhe truprojës së tij drejt rrugës kryesore të qytetit dhe ndërtesës së Kryeministrisë. Kur turma e vendosi arkivolin në hyrje të ndërtesës u hap zjarr mesadukej nga rojat brënda ndërtesës. Varrimi i tij u shndërrua në një akt të dhunshëm, ku turmat pushtuan ndërtesën e kryeministrisë dhe televizionin shtetëror. Rreth 50 vetë u plagosën dhe disa zyra u vodhën. [1]
  • 19 Shtator, Një delegacion Europian mbërriti në Tiranë për të kërkuar rrugët e dhënies fund të dhunës në Shqipëri. OSBE deklaron: “Qëllimi i vizitës është dhënia e një mesazhi qeverisë dhe opozitës me qëllim që të rivendosin stabilitetin, bashkëpunimin politik dhe qeverisjen e mire. Është gjithashtu e domosdoshme që të çohen përpara drejtësisë fajtorët për vrasjen e Z. Hajdari dhe truprojes së tij. [1]
  • 28 Shtator, Kryeministri Fatos Nano i paraqiti në mbrëmje presidentit të Shqipërisë, Z.Meidani, dorëheqjen e tij nga posti i Kryeministrit. [1]
  • 29 Shtator, Pandeli Majko, ish- Sekretar i Përgjithshëm i PS caktohet kryeministër i Shqipërisë. [1]
  • 3 Tetor, Serbët hapin zjarr kundër postës kufitare shqiptare në rajonin Pogaj të Hasit. Zjarri dëmtoi lehtë disa shtëpi dhe bagëti të fshatit. Gjatë Maj-Shtatorit 1998, u regjistruan dyzetë e një incidente nga forcat ushtarake Serbe. Gjatë së njëjtës periudhë 10 qytetarë shqiptarë u vranë, 3 u plagosën dhe hapsira ajrore shqiptare u shkel 8 herë. [1]
1999
  • 27 Shkurt, Trupat serbe dislokojnë forca në të gjithë Kosovën: në veri njoftohen luftime sporadike. Trupat serbe bombardojnë kufinjtë veriorë (Rajonin e Tropojës) të Shqipërisë. Disa njësi serbe hyjnë në territorin Shqiptar dhe hapin zjarr kundër forcave ushtarake Shqiptare. Qeveria shqiptare merr masa për mbrojtjen e territorit të saj. [1]
  • 26 Mars, Shqiptarët etnikë të arratisur, ose të dëbuar nga Kosova fillojnë të vërshojnë në Shqipëri dhe Ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë. Qeveria shqiptare merr masa për akomodimin e Shqiptarëve që vijnë nga Kosova. Prill, Rreth 600 000 Shqiptarë etnikë që erdhën nga Kosova jetojnë në kampet e refugjatëve dhe familjet shqiptare. Në të gjithë Shqipërinë familjet marrin kosovarë duke ndarë me ta ato pak ushqime. Kosovarët tregojnë histori të hidhura për masakra të tmerrshme në Kosovë nga serbët. [1]
  • 10 Qershor, Forcat serbe fillojnë të tërhiqen nga Kosova. NATO ndalon luftën. Këshilli i Sigurimit të OKB-së nënshkruan kushtet e paqes. [1]
  • 14 Qershor, Me mijëra shqiptarë etnik nga Kosova fillojnë të kthehen në shtëpitë e tyre në Kosovë, pavarësisht nga një paralajmërim i trupave të NATO-s se kthimi duhet të fillojë në 10 Korrik. [1]
  • Bruksel Një studim i Komisionit Europian i bën një autopsi të plotë shoqërive të pesë vëndeve të Europës Juglindore: Shqipëria, Kroacia, Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë, Bosnja dhe Jugosllavia. Brukseli ka projektuar një metodë të re integrimi për këtë rajon në Europë, duke shpallur “sistemin e Europës Juglindore të pas luftës” dhe deklaroi se Brukseli do të shpenzojë 5 miliard euro në vit për 10 vjetë për arritjen e integrimit të pesë vëndeve në Bashkimin Europian. Shtetet diktatoriale, anarshiste me shoqëri dhe ekonomi delikate do të kenë mbështetjen e Bashkimit Europian për rendin dhe sigurinë. “Veprimtaritë ilegale sjellin fitimet më të mëdha”. “Korrupsioni, droga dhe trafikimi klandestin janë veprimtaritë më të mëdha ekonomike” Objektivat e Bashkimit Europian synojnë në shndërrimin e rajonit në një zonë tërheqëse për kapitalin e huaj. Një zonë e lirë pa taska doganore dhe mbi të gjitha nën kontrollin e Bashkimit Europian do të tërheqë shumë biznesmenë që të investojnë.
  • 26 Tetor, Presidenti Shqiptar Rexhep Meidani pranoi dorëheqjen e kryeministrit Pandeli Majko. Majko u bë Kryeministri më i ri i Europës kur mori postin më 2 Tetor 1988 në moshën 30 vjeçare. [1]
  • 28 Tetor, Presidenti Meidani dekretoi Kryeministrin e ri Ilir Meta. [1]
  • 11 Dhjetor, Në Shqipëri hiqet dënimi me vdekje. Gjykata Kushtetuese vendosi të hiqte dënimin me vdekje në Shqipëri. Vendimi u mor i mbështetur në parimet e paraqitura nga Këshilli i Europës si dhe në bazë të kushtetutës Shqiptare, e cila sanksionon dënimin capital, i cili ekzistonte më parë në gjykatat kushtetuese. Dënimi kapital mund të zbatohet vetëm për krimet e kryera kur vendi ndodhet në gjëndje lufte, ose ndodhet shumë pranë luftës. Dënimi kapital do të jetë 25 vjetë burgim ose denim i përjetshëm. Partia republikane kundërshton dënimin me vdekje. [1]
2000
  • 24 Mars , Parlamenti Shqiptar miraton projekt rezolutën për Paktin e Stabilitetit. [1]
  • 1 Prill, Në Bruksel hapet Konferenca e Donatorëve. Shqipëria përfiton për fazën e parë afërsisht 112 milionë Euro për 7 projekte, kryesisht për ndërtimin e infrastrukturës rrugore. [1]
  • 1 Gusht, Presidenti Shqiptar Rexhep Meidani i kërkoi Greqisë fqinje heqjen e një ligji që datonte që nga Lufta e Dytë Botërore, i cili shpall gjëndjen e Luftës midis dy vëndeve. Ligji, i miratuar në vitin 1940, kur Greqia u pushtua nga trupat Italiane përmes Shqipërisë u shfuqizua nga qeveria greke në vitin 1987, por nuk është anulluar asnjëherë nga parlamenti i Greqisë.Zyrtarët shqiptarë thonë se ligji i pengon shqiptarët që të ngrejnë pretendime për pronat që kanë në Greqi përpara Luftës së Dytë Botërore. Afërsisht 400.000 Shqiptarë punojnë në Greqi si emigrantë. [1]
  • 11 Shtator, Shqipëria bëhet anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë (OBT). [1]
  • 1 Tetor, Në Shqipëri zhvillohen zgjedhjet qeveritare lokale. 2001 24 Qershor, Zgjedhjet parlamentare. Sipas ligjit, këtu përfshihen 100 deputetë(anëtarë parlamenti) të zgjedhur mbi bazën e sistemit maxhoritar dhe 40 deputetë (parlamentarë) të zgjedhur në bazë të sistemit proporcional. [1]
  • 21 Gusht, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve njofton rezultatet finale të zgjedhjeve parlamentare në 24 Qershor. Socialistët fitojnë 73 vënde në parlament; opozita e cila përfshin “Partinë Demokratike + Bashkimin për Fitore” fitoi 25 vënde. Nga ana tjetër, koalicioni i opozitës përfiton nga sistemi proporcional 21 vënde, Partia Demokrate 6 vënde, SDP (Partia Social Demokrate) 4 vënde, Partia e Aleancës Demokratike 3 vënde, AP (Partia Agrare) 3 vënde dhe Partia e të Drejtave të Njeriut 3 vënde, si dhe dy deputetë të pavarur. Partia Demokratike + Bashkimi për fitoren (46 deputetë) deklaroi se do të bojkotojnë parlamentin për shkak të manipulimeve të rezultateve. [1]
  • 12 Shtator, Ilir Meta rizgjidhet kryeministër i Shqipërisë. [1]
2002
  • 29 Janar, Kryeministri Ilir Meta jep dorëheqjen. [1]
  • 7 Shkurt, Presidenti i Republikës dekreton kryeministrin e ri Pandeli Majko. [1]
  • 22 Shkurt, Parlamenti Shqiptar i jep votëbesimin Qeverisë së re të kryesuar nga Pandeli Majko. [1]

  1. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 118 119 120 121 122 123 124 125 126 127 128 129 130 131 132 133 134 135 136 137 138 139 140 141 142 143 144 145 146 147 148 149 150 151 152 153 154 155 156 157 158 159 160 161 162 163 164 165 166 167 168 169 170 171 172 173 174 forumivirtual
  2. Sheradin BERISHA; KOSOVA MIDIS ÇLIRIMIT NGA TURQIA DHE PUSHTIMIT NGA SËRBIA, JANAR - NËNTOR 1912
This article is issued from Wikibooks. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.