Vitviteja/Përhapja e Islamit

< Vitviteja

570

  • Lindja e Muhamedit (a.s.) në Mekke të Arabisë Saudite. [1]

595

  • Martesa e parë e Muhamedit me Hatixhenë (r.a.). [1]

610

  • Muhamedit i vjen Shpallja e parë hyjnore (vahji) në Shpellën Hira me fjalën e parë Ikra-LEXO. [1]

622

  • Shpërngulja e Muhamedit (a.s.) dhe Ebu Bekrit nga Meka në Medine, duke nisur kështu një erë e re për muslimanët. (Më vonë me urdhër të Omerit (r.a.), kalifit të dytë të drejtë nis edhe numërimi i viteve të kalendarit hënor islamik, hixhri. [1]

624

  • Pas mosrespektimit të marrëveshjes nga fiset hebreje në Medine, Muhamedi (a.s.) i prish lidhjet e fundit me ta. [1]

630

  • Në këtë vit ndryshon orientimi i kibles nga Jeruzalemi drejt Qabes në Meke. [1]

632

  • Ndërron jetë në Medine Muhamedi (a.s.), duke u zëvendësuar nga Ebu Bekri që u zgjodh si kalif nga një grup shokësh të Muhamedit (a.s.). Kalifati i Ebu Bekrit zgjati deri në 634 kur edhe ndërron jetë ai dhe me kalifatin e Ebu Bekrit nis edhe përhapja e Islamit jashtë Arabisë. [1]

633

  • 633-637 Ushtritë muslimane marrin Sirinë. [1]

634

  • Omer ibn Hattabi merr drejtimin e kalifatit; ushtritë muslimane marrin Sirinë dhe Palestinën. [1]

635

  • Ushtritë muslimane kalojnë Eufratin dhe hyjnë në Mesopotami (Iraku i sotëm). [1]
  • 635-642 Marrja e Egjiptit nga ushtritë muslimane. [1]

637

  • Ushtritë muslimane marrin Mesopotaminë (Iraku i sotëm). [1]

637

  • Ushtritë muslimane shkatërrojnë persianët në Kadisije. [1]

638

  • Themelimi i Xhamisë së Madhe në Kufe të Irakut. [1]

641

  • Ushtritë muslimane marrin qytetin e Ninives dhe pushtojnë Armeninë. [1]

642

  • Themelimi i Egjiptit dhe i Xhamisë së Madhe nga njëri prej shokëve të afërt të Profetit Muhamed (a.s.) dhe gjeneral i shquar, Amr ibn As. [1]

642

  • Ushtritë muslimane pushtojnë të gjithë Persinë dhe Perandoria Sasanide bie. [1]

644

  • Vdes Omeri dhe një grup prej 6 elektorësh të mëdhenj zgjedhin si kalif Osman ibn Afvanin. [1]

647

  • Pushtimi i Tripolitanisë. [1]

656

  • Vritet Osmani dhe zgjidhet kalif Ali ibn Ebi Talibi, i cili nuk arrin të marrë kontrollin e plotë të kalifatit. [1]

660

  • Muavia proklamohet kalif në Damask. [1]

661

  • Aliu vritet dhe merr kështu sundimin e kalifatit dinastia umajade me Muavinë. [1]

664

  • Ushtritë muslimane pushtojnë Kabulin. [1]

669

  • Pushtimet muslimane në Afrikën e Veriut shtrihen përtej Tripolit drejt perëndimit. [1]

670

  • Aneksimi i Tunizisë kalifatit islam dhe themelimi i Kairouanit. [1]

671

  • Ushtritë muslimane kalojnë Oksusin (Amu Daria, Azinë Qendrore). [1]

680

  • Ushtritë muslimane mbërrijnë në Atlantik, Marok. [1]

681

  • Ushtritë muslimane hyjnë në Transoksiani dhe kalojnë dimrin. [1]

691

  • Umajadët rivendosin sundimin e tyre në Khorasan. [1]

707

  • Ndërtohen xhamitë e mëdha të Damaskut dhe Medines, si dhe xhamia el-Aksa në Jeruzalem. [1]

711

  • Nis pushtimi i Gadishullit Iberik nga Tarik ibn Zijadi dhe shkatërrimi i mbretërisë vizigote (714). [1]
  • 711-712 Ushtritë muslimane pushtojnë Sindin dhe përhapin Islamin në Azinë Jugore. [1]

712

  • Muslimanët marrin qytetin e rëndësishëm të Toledos, Spanjë. Ndërsa në krahun tjetër marrin Horezmin (Uzbekistan). [1]

714

  • Muslimanët marrin kontrollin e Spanjës që nga veriu deri në jug. [1]

718

  • Të krishterët fitojnë betejën e Kovadongas, duke ndaluar përkohësisht përparimin Musliman në Gadishullin Iberik. [1]

732

  • Ushtritë muslimane ndalohen në Puatje nga Karl Marteli, Perandori i Frankëve. [1]

744

  • Abasidët kërkojnë drejtimin e kalifatit. [1]

750

  • Përmbyset kalifati umajad dhe zëvendësohet nga dinastia abaside, e cila sundon deri më 1258. Ndërsa tregtarët arabë përhapin Islamin në Kerala, India Jugperëndimore. [1]

751

  • Kinezët Tang pësojnë disfatë nga forcat muslimane në betejën e lumit Talas dhe këtu ndalon përparimi i tyre në Azinë Qendrore. [1]

754

  • Mensuri bëhet kalif në Bagdad deri më 775. [1]

755

  • Një degë e dinastisë umajade vendoset në Kordovë me Abdurrahmanin I (deri 1031). [1]

756

  • Nën kalifatin abasid lindin interesa të reja për lundrimin veçanërisht për rrugët e Gjirit Persik. [1]

762

  • Abasidët e lëvizin kryeqytetin nga Damasku, Siri në Bagdad të Irakut. [1]

767

  • Vdes në Bagdad imam Ebu Hanifja, themeluesi i shkollës hanefite dhe i institucionit të parë studimor islam. [1]

778

  • Perandori i Frankëve, Karli i Madh përpiqet të pushtojë Spanjën Muslimane, por pëson disfatë në betejën e Roncisvalit nga emiri umajad. Kjo humbje përkujtohet në një nga këngët epike kalorsiake, e ashtuquajtura "Këngë e Rolandit". [1]

785

  • Fillimi i punimeve të Xhamisë së Madhe në Kordovë e ndërtuar në katër faza (832-848; 929-961; 961-976; 987). [1]

786

  • Harun Rashidi bëhet kalif dhe Bagdadi bëhet qendër e dijes dhe e arteve. [1]

789

  • Dinastia idriside vendos dhe stabilizon pushtetin e saj në veriperëndim të Afrikës, Marok (deri 926). [1]

795

  • Vdes imam Malik ibn Enesi, themeluesi i shkollës juridike malikite. [1]

800

  • Dinastia aglebide vendos sundimin e saj në Tunizi. [1]
  • Detarë arabë lundrojnë deri në Kinë. [1]

809

  • Vdes Harun Er-Rashidi. [1]

813

  • El-Memuni bëhet kalif dhe i hap rrugë zhvillimit të shkencës. [1]

820

  • Vdes imam Muhamed ibn Idriz Shafiu, themeluesi i një prej katër shkollave të njohura zyrtarisht nga të gjithë muslimanët. [1]

827

  • Kreta dhe Siçilia sulmohen nga aglebidët. [1]

830

  • Nisin punimet e Xhamisë së Madhe në Kairouan (Tunizi). [1]

836

  • Skllevërit mongolë terrorizojnë Bagdadin; kalifi abasid El-Mutesimi ndërton kryeqytetin e ri në Samarra të Irakut. [1]

848

  • Nis ndërtimi i Xhamisë së Madhe të Samarrasë me një minare spirale madhështore. [1]

855

  • Vdes imam Ahmed ibn Hanbeli, themeluesi i shkollës juridike hanbelite që mbizotëron në territoret e Gadishullit Arabik. [1]

860

  • Shi'itët zejditë vijnë në fuqi në Jemen deri më 1281. [1]

863

  • Bizantinët fitojnë mbi ushtrinë muslimane, duke ndaluar përparimin e tyre në Anadoll. [1]

868

  • Ahmed ibn Tuluni themelon dinastinë tulunide në Egjipt dhe e shtrin kontrollin e kësaj familjeje edhe në Siri (deri 905). [1]

876

  • Ndërtohet xhamia e Ibn Tulunit në Kairo, bazuar në formën e Xhamisë së Madhe në Samarra të Irakut. [1]

892

  • Kryeqyteti i kalifëve abasidë rikthehet përsëri nga Samarraja në Bagdad. [1]

899

  • 899-905 Fushata ushtarake e Abasidëve kundër Egjiptit. [1]

900

  • Tregtarët arabë nisin udhëtimet e tyre detare përgjatë bregdetit lindor të Afrikës. [1]

905

  • Abasidët marrin kontrollin e Egjiptit. [1]

910

  • Shi'itët fatimidë përzejnë Aglebidët nga Tunizi dhe e shtrijnë pushtetin e tyre në Egjipt e Siri, duke kërkuar kalifatin (deri 1171). [1]

928

  • Sundimtari i Kordovës Abdurrahmani III merr titullin e kalifit. [1]

936

  • Në Kordovë nis punimet kompleksi madhështor i pallateve të Medinetu El-Zehra. [1]

962

  • Themelohet në Afganistan dinastia gaznevide. [1]

969

  • Fatimidët pushtojnë përfundimisht Egjiptin dhe themelojnë Kairon si kryeqytet. [1]

970

  • Fatimidët marrin kontrollin e Damaskut dhe turqit selxhukë hyjnë në tokat e kalifatit. [1]

971

  • Themelohet Xhamia e El-Az'harit në Kairo si dhe universiteti me të njëjtin emër. [1]

976

  • Forcat bizantine kërcënojnë të marrin Jeruzalemin (Kudsi Sherif). [1]
  • 976-1009 Dobësohet pushteti musliman në Gadishullin Iberik. [1]

977

  • Gaznevidët afganë hyjnë në Indi deri 1186. [1]
  • Sulltan Mahmudi i Ghaznit shtrin sundimin e tij në Indinë Veri-perëndimore. [1]

1000

  • Tregtarë arabë nisin të ngrejnë shtete të vogla në Malësitë e Etiopisë. [1]

1005

  • Gjeografia e El-Sufiut mendohet të jetë teksti më i vjetër ekzistues i ilustruar i dorëshkrimeve arabe (aktualisht në Shën Petërsburg). [1]

1020

  • Firdusiu përfundon Shahnamenë-Librin e Mbretërve. [1]

1025

  • Gaznevidët pushtojnë Penxhabin, Indi. [1]

1030

  • Ndërtohet Kulla e Fitores nga Mahmudi i Ghaznit, pushtuesi i Indisë Veriore. [1]

1038

  • Daton themelimi i Dinastisë Selxhuke, Perandoria e parë e Turqve Muslimanë deri më 1194. [1]

1040

  • Turqit Selxhukë pushtojnë Afganistanin dhe Persinë Lindore. [1]

1055

  • Turqit Selxhukë pushtojnë Bagdadin dhe sundojnë në emër të kalifit abasid. [1]

1065

  • Veziri i madh abasid Nizam el-Mulku ndërton në Bagdad medresenë e lartë Nizamije, e cila shumë shpejt rivalizon medresenë e lartë të El Ez'herit në Kajro. [1]

1069

  • Selxhukët marrin nën kontroll Konjën, Anadoll. [1]

1071

  • Selxhukët nën drejtimin e Alp Arsllanit shkatërrojnë Bizantinët në Malazgirt. [1]

1076

  • Gana bie nën kontrollin e dinastisë almoravide dhe Mbreti i saj konvertohet në Islam. [1]

1077

  • Ngrihet sulltanati selxhuk në Anadoll me kryeqytet Iznikun (Nicea) në fillim e më pas transferohet kryeqyteti në Konjë; kjo dinasti bëhet e njohur si dinastia e Selxhukëve të Rumit. [1]
  • Qeveritarët Selxhukët të rajonit të Oksusit ngrejnë shtetin e pavarur të Shah Horezmit deri më 1231. [1]

1078

  • Selxhukët marrin Damaskun. [1]

1079

  • Selxhukët marrin Jeruzalemin. [1]

1084

  • Rënia e Antiokut në duart e Selxhukëve. [1]

1086

  • Almoravidët hyjnë në Spanjë. [1]

1090

  • Shiat Ismailitë (në Alamut, sekti i Asasinëve), shfaqen si forca kryesore në Persinë Veriore deri më 1256. [1]

1092

  • Veziri i madh abasid Nizam el-Mulku vritet nga anëtarët e sektit ismailit të asasinëve. [1]

1094

  • Selxhukët themelojnë dinastinë e tyre në Siri me kryeqytet Halepin. [1]

1096

  • Kryqëzata e parë. [1]

1123

  • Omar Khajami shkruan rubairat e tij; ndërsa në Persi vlerësohet më tepër për tekstin e Algjebrës dhe ngritjen e një observatori astronomik. [1]

1127

  • Dinastia Zengjide e qeveritarëve Selxhukë merr kontrollin e Sirisë dhe Irakut deri më 1222; Zengjidët nisin kundërsulmin musliman ndaj kryqtarëve. [1]

1128

  • Dinastia Almohade nis pushtimin e zotërimeve almoravide në Afrikën Veriore dhe Gadishullin Iberik (1130-1269). [1]

1144

  • Qyteti i Edesës pushtohet nga Zengjiu, qeveritari i Mosulit (Irak). [1]

1147

  • Kryqëzata e dytë; Lisbona merret nga Muslimanët; Perandori i Shenjtë Romak Konradi shkatërrohet nga Turqit në Dorylaeum. [1]

1151

  • Kështjella e fundit e krishterë në Qarkun e Edesës bie në duart e Nuredinit. [1]

1169

  • Salahudin Ejubi i jep fund dinastisë shi'ite të Egjiptit. [1]

1171

  • Themelohet sulltanati ejubid i Egjiptit deri 1260. [1]

1174

  • Salahudin Ejubi pushton Damaskun dhe bëhet Sulltan i Egjiptit dhe i Sirisë. [1]

1183

  • Salahudin Ejubi pushton Halepin. [1]

1186

  • Sulmet e Muhamed Gurit paralajmërojnë rënien e Dinastisë Gaznevide në Indinë Veriore. [1]

1187

  • Salahudin Ejubi shkatërron ushtritë kryqtare në Hatin, merr Jeruzalemin dhe Akrën. [1]

1188

  • Salahudin Ejubi përfundon pushtimin e Mbretërisë Latine të Levantit; Të krishterët katandisen në disa enklava bregdetare. [1]

1191

  • 1191-1192 Kryqëzata e tretë; Rikardi I i Anglisë mbërrin t'i shkëpusi disa territore Salahudin Ejubit si Jafa dhe Akre, por dështon në dyert e Jeruzalemit. [1]

1192

  • Rikardi I i Anglisë nënshkruan një traktat armëpushimi me Salahudin Ejubin. [1]

1193

  • Ndërron jetë Salahudin Ejubi. [1]

1200

  • Lindja e Perandorisë së Malit në Afrikën Perëndimore. [1]

  1. 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31 32 33 34 35 36 37 38 39 40 41 42 43 44 45 46 47 48 49 50 51 52 53 54 55 56 57 58 59 60 61 62 63 64 65 66 67 68 69 70 71 72 73 74 75 76 77 78 79 80 81 82 83 84 85 86 87 88 89 90 91 92 93 94 95 96 97 98 99 100 101 102 103 104 105 106 107 108 109 110 111 112 113 114 115 116 117 Roald A. Hysa në dritaislame - VITI XV I BOTIMIT NUMER 10 (285) TETOR, 2006
This article is issued from Wikibooks. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.