Vitviteja/Adolf Hitleri

< Vitviteja
Adolf Hitleri
NË ENCIKLOPEDI

1889

  • 20 prill : Në mbrëmnje, rreth orës 6 e 30 minuta , në Gasthof zum Pommen (lexo:Gasthof cum Pomen), në qytezen Branau, lind Adolf Hitleri, biri i Alois Hitlerit (mbi 50 vjeçar) dhe Klara Pölzl (lexo: Klara Pëlzëlit nën 30 vjeçare). [1]

1895

  • Vdes i vëllai i vetëm i mbetur në jetë, Edmundi. Që në fëmijëri i kishin vdekur vëllai Gustavi dhe e motra Ida që të dy nga ana e babës dhe nënës.
  • I ati i Adolfit, Aloisi në moshën 58 vjeçare del në pension

1896

  • Familjes së ngushtë të Adolfit pos vëllaut prej babës, Aloisit dhe motrës prej babës Angelës, ju shtua edhe motra e pagëzuar Paula.[1]

1899

  • Familja e Adolfit shpërngulën në një shtëpi me kopshtë në periferi të Linz (lexo: Linc).

1900

  • shtator : Pas 5 viteve të shkollës popullore, Adolfi hynë në shkollën reale shtetrore në Linc (shkallë e mesme e sistemit shkollorë për orientimet në profesione teknike apo ekonomike).

1903

  • fillim të vitit : Vdes i ati i Adolfit, Alois Hiteri.

1904

  • Adolfi braktisë shkollen reale në Linc. Me dëshirë të së ëmës vijonë mësimet në shkollen katoliketë Lincit.

1905

  • Në moshën 16 vjeçare, pa pasur diplom ndahet nga e ëma. (/Beteja ime#art_1 rreth arsimit fillor)
  • Pas braktisjes, Adolfi dhe e ëma e tij 46 vjeçare, e shesin shtëpinë që kishin në Leonding ashtu që të shpërngulen në një banesë në Lincë, në rrugën Humboldstrase. Adolfi fillon të merret me vizatime e skicime duke u luhatur brenda profesionit të piktorit dhe arqitektit.

1906

  • maj-qershor: Adolfi viziton për herë të parë Vjenën, madhështia e ndërtesave, muzetë dhe operat e së cilës e magjepsin.

1907

  • E ëma, me Adolfin shpërngulen në periferi të Lincit, në Urfahr. Adolfi bënë një përmbledhje skicash për ndërtim të Lincit dhe shoqërohet me August Kubizek-un.
  • Së bashku me Kubizekun kalojnë kohën, njëri i interesuar për vizatime tjetri për muzikë.
  • vjeshtë : Adolfi viziton për herë të dytë Vjenën dhe konkuron për një vend në akademinë në tetor. Nuk pranohet me arsytim se test-vizatimet e bëra nuk janë të mjaftueshme. Gjatë ankeses te drejtori, drejtori i propozon të provonte në arqitektur.
  • 21 dhjetor : Adolfi kthehet në Linc për të varrosur të ëmën e tij e cila kishte vuajtur për më se një vit nga tumorri i gjoksit. Adolfi trashëgon pasurin e së ëmës si dhe të drejten e pensionit.

1908

  • Adolfi kthehet në Vjenë me qëllim studimi. Së bashku me të shkon edhe shoku i tij August Kubizek-u dhe marrin me qira një dhomë.
  • qershor: Adolfi dhe Augusti vendosin që pas pushimeve të takohen. Augusti pushimet i kalon në lincë, Adolfi në qytetin Spital tek tezja e dytë.
  • vjeshtë: Augusti nuk mund të bie në kontakt me Adolfin.
  • Adolfi pa vendbanim "rrugavet nëpër rrugë të Vjenës" (/Beteja ime#art_1 rreth rrugaçit)
  • mesi i shtatorit : Adolfi riprovon të regjistrohet në akademin e arteve të bukura. Kësaj radhe nuk i jepet rasti të hyjë as në provim pranues.

1909

  • nëntor : sipas thënjeve të një farë Konrad Hajdenit (Konrad Heiden), si pasojë e mungesës së të hollave, Adolfi ishte detyruar të shiste orenditë e dhomës. Verës kishte mundësi të flinte nëpër rrugë, mirëpo në vjeshtë gjeti një shtratë në një shtëpi azili të pa strehëve që gjendej prapa staionit të trenit të Meideligut.[2]

1910

  • Adolfi paraqitet si i pa strehë pranë nj shtëpie strehuese në Vjenë, në të cilën rri deri më 191312).
  • Adolfi paditë për mashtrim shitësin e vizatimeve të tij, Rajnhold Hanishin (Reinhold Hanisch)
  • Thuhet se gjatë këtij viti, Adolfi me Rajnholdin punonin së bashku "punë të ndyta" si bartja e valixheve të udhëtarve, kepja e tepihave dhe punë tjera të rastit, dhe për shkak se Adolfi nuk kishte mantel vunate shumë nga të ftohtit.
  • Thuhet se gjatë qëndrimit në shtëpin e të pastrehëve, diskutonte për së tepërmi me të tjerët.
  • Adolfi lajmrohet para autoritetve të shërbimit ushtarak të monarkisë (Austrisë).

1911

  • mars: Adolfit, i vdesë tezja e cila si duket e kishte ndihmuar me të holla. Adolfi, si duket nga pasuria e saj trashëgon diçka.
  • maj: Adolfit, i skadon mosha për të drejtë pesioni të trashëguar nga i ati.
  • Sipas Rajholdit një skenë nga një film në të cilën paraqitet një orator i cili i drejtohej masës së puntorëve e kishte magjepsur Adolfin. Nga kjo kohë sipas këtij dëshmitari ai fliste për "Fuqinë e fjalimit"
  • Gjatë këtij viti kalonte orë të tër në biblioteken publike. Lexonte mbi Romen antike, fenë në orient, jogën, okkutizmin, hipnozën, astrologjinë, protestanizmin. Fillon të mbyllet plotësisht në vete dhe gjithnjë sipas dëshmive të marra pas kapitullimit të tij, Adolfi në diskutimet e tij fillon të paraqet urretjen ndaj jahudive, priftave, socialdemokratëve dhe habsburgëve.
  • Adolfi formohet dhe krijon pikëpamjet e tij për botëkuptimet e rrethit.(/Beteja ime#art_3 rreth rrugaçit)
  • Në formimin e Adolfit ndikim të madh kanë dhe propaganda e ahershme që sundonte në rrethe të ndryshme në Vjenë kundër jahudive. Kështu që ai i përmbledhë dhe i kultivon ato mendime si të flitej për qenie jo njerzore në të cilin përmblidheshin gjitha vetit që vlersoheshin si të liga dhe kështu krijon një figur mitike. Dhe kjo "figur mitike" e quajtur jahudi ishte futur nëpërmjet bartësit të saj socialdemokrat në gjitha poret e shoqërisë dhe ishte shkaktar i gjitha të ligave të popullit.(/Beteja ime#art_3 rreth rrugaçit)

1912

  • fillim viti : Sipas shkrmeve të Adolfit, ai e lëshoj Vjenën në fillim të vitit 1912.

1913

  • maj : Sipas akteve të policis, Adolfi në moshën 24-vjeçare lëshon përgjithmonë Vjenën si vendbanim.(/Beteja ime#art_3 rreth rrugaçit)
  • maj : Sipas librit HITLERI, Adolfi kalon kufirin e gjermanis dhe shkonë në Minhenku u strehua tek një familje e rrobaçepsëve të quajtur Popp.

1914

  • 5 shkurt : Adolfi lajmërohet në Salzburg për rekurtim.
  • 28 qershor : shkijet e mysin Franc Ferdinandin kjo e trullon Adolfin pasi që ai të ndjerin e shikonte si kryesori në politiken e lëshimeve ndaj popujve sllav.
  • 6 gusht : Së bashku me të tjerët, Adolfi me brohori e pretë shpalljen e luftës.
  • 8 gusht : Adolfi me një shkresë Mretit Ldvig III të Bavarisë, i lutet ati që edhe përkundër shtetsis austriake të i lejohej pjesmarrja në regjimentet e ushtris.
  • Adolfi si ju bashkohet vullnetarve të njësisë së 16 (regimentit) rezerve të infraterisë së Bavarisë nën komanden e përgjithëshme të Max Amann-it.
  • 21 tetor : Adolfi dhe regjimeti në të cilin ishte, me tren transportohen në front.
  • 23 tetor : Treni transportues në të cilin ishte Adolfi mbërrin në Lille ku u udhëzua në divizionin e 6 bavarian të kryeprincit Rupprecht. Përjetimet e para të luftimeve të Adolfit, në histori merren si më të arshpërtat e Luftës së I-të botërore. Janë këto luftimet e regjimentit List me anglezët.
  • Adolfi i dërgon letër familjes Popp, në të cilen ndër tjera shkruan: Regjimenti brenda 4 ditëve, nga 3500 burra ishte shkrirë në 600 dhe se tanimë ishte tërehqur nga vija e fronit.; Gjatë kësaj kohe ai shërbeu si korrier në mes të shtabit të regjimentit dhe kompanisë. Bashkëluftar të afër të tij, thuhet të ketë qenë Ernst Schmitt dhe një korrier tjetër me mbiermin Bachmann.
  • dhjetor : Adolfi për meritat e tij dekorohet me kryqin e çelikt (Eiserne Kreuz) të klasës së II-të.

1915

  • Pas vendosjes së regjimentit List në Tourcoing, Adolfi u udhëzua në Neuve Chapelle - prapë kundër anglezëve.

1916

  • Adolfi lufton në luftimet më të ashpra të verës.
  • 7 tetor : Adolfin e gjejmë në afërsi të Bapaume ku edhe plagoset në këmbë. Dhe për herë të parë pas dy vitesh u udhëzua për në Gjermani.
  • tetor-mars 1917 : Adolfi qëndron në Minhenë ku brengoset për dallimet në mes të vullnetit lufarak në front dhe moralit të keq në vend (trafikimet në të zezë, synin e untë, ankimet dhe dukuri tjera negative të jetës civile si dhe diskutimet, grevat dhe propaganda e fsheftë kundër luftës.

1917

  • fillim marsi : kthehet prapa në front, kësaj radhe me gradë më të lartë (Gefreiter) dhe merr pjesë në përleshjet e fundit tek Arrasi si dhe në betejen e tretë tek Yperni.
  • rreth qershorit: Adolfi kthehet në frontin tek Aisne.

1918

  • dimër : Me mbetjet e regjimentit List, luftojnë në ofenzien e madhe gjermane në fillim të vitit 1918.
  • 21 mars : Ludendorff ndërmerr ofenziven në perendim dhe i ndjekë francezët dhe anglezët deri 60 km afër Parizit.
  • 4 gusht[3]: Adolfi dekorohet me medaljen kryqi i çelikt të klasës së I-rë.
  • tetor : Regjimenti List gjendet prapë në Werwick, në jug të Ypern-it.
  • Ludendorff ndërmerr inciativen për fillimin e shpalljes së kapitullimit. kjo inciatim mbahet mësheft ndërsa në sipërfaqe vendimi i lihet qeverisë e cila nuk kishte asgjë të bënte me luftën. Nga këtu krijohet legjenda e quajtur " Dolschoss "
  • 2 tetor : Kryetart e partive informohen për kthesa dramatike në luftime dhe se ushtria është duke u lutur për kushte paqe. Max von Baden kancelari i ri, i dërguari për tu marr veshë për kushtet, ndër tjera shkruan: Deri në këtë moment, fronti në vend ishte i pathyeshëm ... tani xixa e ndezur depërtoj në vend. Në Berlin u krijua panikë.56
  • 13-14 tetor : Në mesnatën e 13-14 tetorit, anglezët ndërmarrin një sulmë në të cilin përdorin armë biologjike të kohës (gazi). Nga ky sulm goditet edhe Adolfi, i cili gjendej në një kodër dhe nga këtu vuan nga lëndimet në sy. Kur kthehet në shtabin e regjimentit nuk është në gjendje të verbërit.
  • 14 tetor : Në mëngjez, Adolfi humbë vetëdijen. Pastaj, ashtu pa vetëdije dhe i vrbërt dërgohet në afërsi të Shtetinit.
  • 11 nëntor: Përderisa Adolfi ishte në shërim të syve, lufta mbaron me një armëpushim. /Bashkëluftëtarët për Hitlerin
  • dhjetor : Adolfi, si vullnetarë, vihet në shërbim roje të një burgu (me rusë e anglezë) në Transtein, afër kufirit me Austrin

1919

  • fund janari: Pas lëshimit të të burgosurve, Adolfi kthehet në Minhenë.
  • janar-qershorë : Pas dorëheqjes së Mbretit të Bavarisë, gjeste e dhunës të motivuar nga politika janë temë dite në tërë hapsirën e Gjermanis. Nga këto gjeste më së rëndi llogaritet të jetë goditur Bavaria gjegjësisht kryeqyteti i saj.
  • shkurt - vritet Kurt Eisener - prirës i revulucionit të vitit 1918.
  • 6 prill - qeveria socialdemokrate e Hoffman-it bie dhe nën ndikimin e Belá Kuns në Hungari vije qeveria komuniste dhe në Minhen thirret republika Raeta.
  • fillim maji : republika Raete, rrëzohet nga ana e Reichwehr-it dhe Freikorps-it. Pasojnë hakmarrjet dhe eliminimet.
  • Qeveria e Hoffman-it vije në fuqi por tani me ndikim nga e djathta. Paraqitet konflikti i heshtur fetar në mes protestantve (qender Berlin) dhe katolikëve (qender Minhen).Ish-shtetet i nënshtrohen republikës së Vajmarës me një autonomi të gjërë ku përfshihej edhe ajo e policisë (mbrojtja teritoriale).
  • mars : qeveria e rebublikës ja arrin të zbraps puçin e quajtur Kapp (Berlin), ndërsa në Bavari puçi i ngjajshëm ja del në krye.
  • 13-14 mars: Puçistët në Minhen, i japin ultimatum qeveris social demokrate dhe urdhërojnë ardhjen e qeveris së djathtë në krye me Gustav von Kahr nga e cila përjashtohen partit e majta. Bavaria shëndrrohet në kështjell të elemeteve politike dhe militante të së djathtës të cilët e kundërshtonin krijimin e republikës së Vajmarës dhe marrëveshjen e armëpushimit. Ndër shumë vrasje vriten: Walter Rathenau nënshkuesi i arpushimit. Pasojnë organizimet e ndryshme militante nën hijen e marrëveshjes së Versajit.
  • prill-maj : Nuk ka njohuri për aktivitet e Adolfit në ngjarjet e dendura që kanë ndodhur në rrethinën e tij. Sipas Adolfit, ai duhej të arrestohej, mirëpo i kishte ndjekur tre zapti me një karabinë. Më tej thuhet se Adolfi i kishte ndihmuar me informacione një komision hulumtues dhe si shpërblim ishte emëruar si Oficier ushtrues me detyrë që të ushtronte imunitetin e ushtarëve kundër ndikimeve socialiste, paqësore dhe demokratike.
  • shtator : Adolfi, nga ana e Shefit të degës së politikës merr përsipër vëzhgimin e një grupi që me gjasë nxiste interesin e Reichwehr-it. Ky grup quhej Deutsche Arbeiterpartei (diçka si: Partia Gjermane e Punës) dhe rridhte nga një tubim më 7 mars 1918 të organizuar nga Anton Drexer. Ideja e këtij themeluesi ishte mbrojtja e interesave të puntorve së bashku me interesat nacionale.
  • 12 shtator : Adolfi merr pjesë në tubimin e partisë Deutsche Arbeiterpartei ku merrnin pjesë një tubë prej rreth 20-25 tipave.
  • 13 shtator : Adolfi merr ftesë për mbledhje të këshillit të partisë së Deutsche Arbeiterpartei përshtypjet nga tubimi.
  • 15? shtator : Adolfi, vendosë të hyjë ai anëtari i shtatë në këshillin e DPA-së.
  • tetor: Adolfi mbanë fjalimin e parë të tij para 111 personave në Hofbraeuhauskeller. Po në këtë muaj në fjalimin pasues në Brest-Lirowsk edhe përkundër dyshimit të kryetarit të këshillit Karl Harrer për aftësit e oratorit, e dëgjojnë 130, e pakë më vonë, rreth 200 njerzë.

1920

  • 24 shkurt: Adolfi, për herë të parë oranizon tubimin masiv. Në tubimin e mbajtur në salen e festimeve të Hofbraehauses marrin pjesë mëse 200 njerzë. Oratori kryesor ishte paraparë të jetë Dr. Dingfelder, mirëpo Adolfi ja arrin të përvetsojë publikun dhe me këtë vendosë të ndryshojë emrin e partisë DPA në Nacionalsocialistische Deutscher Arbeiterpartei (NSDPA) dhe të shpalosë plan programin prej 25 pikave. Dr.Dingfelderi nga inati e lëshon funksionin e kryesuesit të këshillit të partisë.
  • 1 prill : Adolfi ndahet përfundimisht nga shërbimet në Reichwehr dhe angazhohet në strukturimin dhe përforcimin e partisë si dhe hap pas hapi marrjen nën kontroll të udhëheqjes së saj.

1921

  • 4 janar : Aolfi fletë në tubi në Kindl-Keller ku ndër tjera thotë: Lëvizja nacional socialiste në Minhenë, në të ardhmen do të pengojë pa marr parasysh masat çdo manifestim apo tubim - nëse duhet edhe me dhunë - që mundohet të ndikojë në thërrmimin e shokëve tanë veqë se të sëmurë.77
  • prill : Aleatët vendosin që shuma e riparimeve të dëmeve të vlersohet në 132 miliard marka ari, ndërsa Lidhja e Kombeve vendos që sipas referendumit në Shlehin e lartë t'i japë Polonis pjesë bukur të madhe dhe të pasur nga ish Gjermania e paraluftës.
  • verën e hershme : Adolfi ndodhet në Berlin ku takohet me grupe nacional socialiste të veriut dhe fletë në Klubin Nacional. Kryesia e partisë së tij vepron prapa shpinës dhe pregatit shkriken me partit tjera nacionaliste. Adolfi kthehet dhe i mbytë këto tentime nëpërmjet ofertes për dorheqje të tij duke shpresuar në mirënjohjen nga ana e anëtarëve për rezultatet që ai kishte arritur për partin.
  • verë : 1 dollar shkonte për 75 marka.
  • 26-29 qershor: mbahen mbledhje të partis na të cilat Adolfi merr udhëheqjen e partisë si i plotëfuqishëm. Anëtarët e kryesis, Dexler dhe Treppe marrin poste nderi.
  • gusht : Partia ku vepronte Adolfi me iniciativen e Emil Maurice-s formon "degën e gjimnastikës dhe sportit". Nga kjo degë formohet streha e veteranëve të luftës, organizimi ushtarak i të cilëve ishte i ndaluar nga ana e marrveshjes së armëpushimit.
  • shtator : Adolfi merr pjesë në pengimin e një tubimi të një farë Bellastedt-it. Pas hulumtiveve policore ai pohon: "Bukur, qëllimi u arrit, Ballerstedt-i sot nuk fletë më!"78
  • vritet Erzberg-ut
  • 5 tetor : "degën e gjimnastikës dhe sportit" merr emrin "Sturmabteilung" (SA) diçka si "Vërshimi". SA-ja përbëhej nga veteranë të njësive si "Freikorps", antarë të Brigadës Ehrhardt si dhe të Organizatës Konsul. Prirësi i tyre i parë u zgjodhë Johann Urich Klintsch - ish i burgosur për vrasjen e Erzberg-ut.
  • nëntor : Në një tubim të nacional socialistëve për herë të parë bëhet paraqitja e SA-së. Në histori gjermane kjo paraqitje ka hyrë nën termin "Saalschlacht" në kuptimi si "kasaphanja në salë".
  • Hermann Goering, i njohur për dekoratën më të lartë ushtarake Pour le mérite, vëzhgues i burimeve financiare për partin, shpërngulet në Minhen.

1922

  • korrik : Bëhet atentat ndaj Scheidermann-it - ky kishte thirr në jetë Republikën.
  • 24 korrik : Vritet në rrugë Walter Rathenau, dora e djathtë e kancelarit dhe ministrit të jashtëm Wirths.
  • Regjimi i (i Republikës) Wirth-it lëshon ligjin për mbrojtjen e republikës. Zbatimi i ligjit në Bavari duket i pa zbatueshëm dhe thrret gjendja e jashtëzakonshme.
  • 24 qershor: Për të zvogluar trysnin e qeveris republikane, qeveria e Bavaris e lutë Adolfin që të mbajë së paku një muaj nga dënim tre mujorë që i ishte shqiptuar përshkakë të prishjes së tubimit të së majtës. Adolfi vuan burgun deri më 27 korrik.
  • 27 korrik : Adolfi lëshohet nga burgu.
  • 28 korrik : Adolfi mban një fjalim në Minhen, ku ndër të tjera e përkufizon botëkuptimin e tij për socialistët me këto fjalë: Kush është në gjendje, që për popullin e tij të vihet ashtu plotësisht, sa që nuk njehë në të vërtet ndonjë ideal tjetër më të lartë se begatia e popullit të tij, kush e ka kapur këngën tonë të madhe >Gjermania, Gjermania mbi të gjitha< ashtu që në këtë botë, për të nuk ka diçka më t'lartë se kjo Gjermani, ky Popull dhe ky Vend, ky Vend dhe ky Popull, ai është një socialist!82
  • verë : 1 dollar shkonte për 400 marka.
  • 1 gusht : Formacione nacionalsocialiste ndër to edhe të SA-së mblidhen në duke marshuar në një demostrat masive në Koenigsplatz të Minhenit. Adolfi mbanë fjalimin kryesorë.
  • vjeshtë : Goering i lë përshtypje fjalimi i Adolfit dhe pas pak kohe merr përsipër SA-n në vend të Klitzsch-it.
  • vkeshtë : Roehm, me angazhimin e tij të lartë ja kishte arritur që numrin e SA-së ta ngriste në 15 000 burra.
  • 18 shtator: Adolfi mbanë një fjalim në cirkusin "Krone" copëz
  • tetor: Musolini marshon me sukses në Romë.
  • 8 nëntor : Lerchenfeld i lëshon vendin Eugen von Knilling-ut.
  • 16 nëntor : organizatat e djatha nacionaliste në jug bashkohen nën emrin "Vereinigng Vaterlaendische Verbaenden". Në veri, nga Partia nacionale Gjermane ndahet një parti e quajtur "Deutschvoelkischer Freiheitpartei" e cila në historin e Gjermanis merret si nyja nacional socialiste e veriut me elemntet kundërshtuese të Republikës të cilat planifikojnë diç të ngjajshme me marshimin e Musolinit në Romë.
  • Adolfi gjendet në konflikt me zyret e Bavarisë nga ngjarjet e nëntorit 1922 deri më ngjarjet e nëntorit 1923. Konflikti sillej rreth veprimeve të më tejshme për ardhmërin e Bavarisë.

1923

  • fillim viti: 1 dollar shkonte për 7000 marka.
  • 11 janar : Trupat franceze marshojnë në Ruhrgebiet (Rein). Pas shkëputjes së Shlehis së lartë, kjo anë merrte pjesë në prodhimin e përgjithëshem të Gjermanis me 90% të çelikut dhe 80% të çymyr gurit si dhe prodhime tjera industriale.
  • 11 janar : Pas marshimit të francezëve, fillon lufta e ftoftë e gjermanve në njëren anë me sabotime, greva dhe grupe partizanësh dhe francezëve dhe belgëve në anën tjetër me arrestime, depontacione dhe blokad ekonomike.
  • fund janari: Adolfi i urdhron 5000 burra të SA-së që të marshojnë në një tubim në Minhen. Tubimin e ndalojnë zyret bavariane. Edhe përkundër kërcnimeve të Adolfit, regjimi bavarian i ndaloj atij që të fliste edhe në 12 tubime tjera. Pas intervenimve të shumta nga ana e shoqëris, ndalesa e mbajtjes së fjalimeve bie poshtë.
  • 25 janar : Adolfi mbanë një fjalim në Minhen. (copzë)
  • shkurt: gazeta javore e partisë, e quajtur "Voelkische Beobachter" dika si "Vëzhguesi popullor" fillon të dalë një herë në ditë.
  • mars : Adolfi takohet me shefin e Reichwehr-it Seeckt, të cilit i kërkon masa të shpejta undrejt francezëve dhe republikanëve që e toleronin okupimin e hapsirës përreth Rainit. Fjalimi dhe kërkesa e Adolfit këtij shefi nuk i bënë përshtypje por i mori me vete dëgjuesit tjerë (Lossow-in dhe bashkëpuntorët e tij).
  • Ernst Roehm, i adhuruari i ushtarëve, lëshon gjitha shërbimet nën Reichswehr.
  • 10 prill : Adolfi mbam një fjalim në Minhen. (copzë)
  • verë : Adolfi viziton Haus Wahnfried, oxhak i familjes Wagner në Bayreuth. E bija e Winifred Wagner-it ishte dhënë për Houston Stewart Chamberlain-in.
  • 1 korrik : 1 dollar shkonte për 160 000 marka.
  • 1 gusht: 1 dollar shkonte për 1 milion marka.
  • 1 nëntor : 1 dollar shkonte për 130 miliard marka.

1932

  • 27 janar: Adolfi mbanë në fjalim pranë klubit të industrialistave në Dysedorf. (copëz)
  • mars: Një gazet e paraqet Adolfin si frikacak. Adolfi e paditë ndërsa udhëheqësi i tij Enkelhardt e vërteton se Adolfi në luftimet e nëntorit të 1914-ës, përderisa për herë të parë u fut në përleshje regjimeti i tij, ishte shembull për trimëri.
  • në shtypin gjerman diskutohet "se pse Adolfi, nuk arriti më shumë në karieren e tij ushtarake"?

1933

  • 10 maj : Adolfi merr pjesë në kongresin e puntorëve në Berlin ku edhe mbanë një fjalim {copëza}

1934

  • 13 korrik : Adolfi mban një fjalim në Hamburg (copëza}
  • 17 gusht : Adolfi mban një fjalim në Hamburg (copëza}

1935

  • 8 nëntor :Adolfi mban një fjalim në Minhenë (copëza}

  1. 1 2 HITLER, Biographie 1889-1945 Alan Bullock, përkthim gjermanisht i titullit origjinal Hitler: A Study in Tyranny. ISBN 3-8289-0378-9
  2. HZ: Nuk mund të kuptohet se çka ka bërë nga nëntori 1909 deri te vera, përdryshe janë dhanë të gjitha imtësirat që nuk më duken të rëndësishme.
  3. HZ:Në librin HITLERI vihet në pyetje data dhe thuhet të jetë dekoruar në kohën në mes vjeshtës 1915 dhe verës 1918: Thuhet si shkakë ka qenë kapja e disa ushtarve armiq, zyrtarish nuk ka shënime për këtë.
This article is issued from Wikibooks. The text is licensed under Creative Commons - Attribution - Sharealike. Additional terms may apply for the media files.